Connect with Us

Pasuri të dyshimtë/ “Bashkëshortja” shkarkon Prokurorin

Aktualitet

Pasuri të dyshimtë/ “Bashkëshortja” shkarkon Prokurorin

Publikuar

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Elsion Sadiku.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur të mos rikonfirmojë në detyrë prokurorin.

Nga analiza e provave, KPK konstaton se bashkëshortja e prokurorit ka deklaruar të ardhura nga puna si dentiste në vlerën 1 milion lekë, ndërsa nuk rezulton e provuar që të ketë qenë e punësuar.

KPK ka konstatuar gjithashtu mungesë burimesh të ligjshme për blerjen e pajisjeve tek klinika dentare e bashkëshortes me vlerën 7500 euro dhe njëkohësisht deklarim të pasaktë nga subjekti për kontratën e shit-blerjes së apartamentit duke mos arritur të justifikojë sipas komisionit as burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave.

Prokurori Elsion Sadiku e ka filluar karrierën në vitin 2006 dhe prej vitit 2010 mbante postin e zv.prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Korçë.

LEXO EDHE:  Nga Fieri në Akuzën e Tiranës/ Pasuria e prokurores që hetoi anëtarin e KLP

Ai u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të Vettingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Greqi. 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  Shkarkimet nga Vettingu/ Hapet gara për plotësimin e vakancave në KLP

LEXO EDHE:  I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE