LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta mban peng Këshillin e Emërimeve në Drejtësi/ Zbardhet strategjia

27 Korrik 2018, 07:14, Aktualitet CNA
Meta mban peng Këshillin e Emërimeve në Drejtësi/ Zbardhet

PD e LSI janë bërë bashkë ditët e fundit duke bllokuar ligjin për magjistratët, por tashmë ngërçe është duke krijuar dhe kreu i shtetit.

Organi kyç që mund të zgjidhë gjithë kaosin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Por ky organ po shkon drejt shkrirjes për shkak të vetingut dhe nuk po ndërmerret asnjë masë nga autoritetet kompetente. Ditën e mërkurë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra e prokurores Rovena Gashin, e cila ishte dhe anëtare në KED, si përfaqësuese e Prokurorisë së Përgjithshme.

Me largimin e saj KED ka mbetur me 5 anëtarë, pasi më herë janë larguar edhe Besnik Imeraj, Altina Xhoxhaj dhe Gentian Trenova.

Praktikisht KED tashmë ka rënë, pasi e vetmja mënyrë që të merret vendim është që të pestë anëtarët e mbetur të bien të gjithë dakord, gjë që është shumë e vështirë. Personi i vetëm që ka në dorë fatin e KED është Presidenti Ilir Meta.

Kushtetuta në nenin 149/d e ka përcaktuar qartë se është kreu i shtetit ai që hedh shortin çdo vit për zgjedhjen e anëtarëve dhe nëse ai e refuzon kjo e drejtë i kalon Parlamentit, shkruan gazeta Sot.

Lëvizjet e Metës

Kur KED ishte me 6 anëtarë, Gramoz Ruçi i është drejtuar me një letër Ilir Metës, ku kërkonte të hidhej shorti për KED.

Por Meta nuk bëri asnjë lëvizje duke thënë se KED ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje. Por tani që ky organ ngeli me 5 persona, sërish kreu i shteti nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje, qoftë në hedhjen e shortit ose t?ia kalojë këtë të drejtë Kuvendit, siç bëri në dhjetor 2017.

KED është organi i cili duhet që të zgjedhë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese. Deri tani KED nuk ka vepruar pasi anëtarët e saj nuk kanë kaluar vetingun.

Por nëse hidhet shorti, mund të ndodhë që pjesë e KED të bëhen emra që kanë marrë rikonfirmimin nga KPK dhe kjo do e zhbllokonte gjithë ngërçin.

Por sinjalet janë se opozita dhe Presidenti po ndjekin të njëjtën linjë: sabotimin e reformës në drejtësi. PD-LSI ditët e fundit kanë shpërthyer në sulme të hapura ndaj reformës në drejtësi dhe ndaj ambasadorëve, ndërkohë që tashmë Meta po sfidon mazhorancën me shortin për KED, duke shtuar më tej vonesat.

Lajmet e fundit nga