KPK nxori të dhëna konfidenciale/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi kërkon hetim të Komisionit

27 Korrik 2018, 09:39, Aktualitet CNA
KPK nxori të dhëna konfidenciale/ Gjyqtari Shkëlzen Selimi

Sot, një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, ka qenë në objektivin e procesit të Vettingut.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka marrë pjesë në senacën dëgjimore, duke u përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit

Selimi ka kërkuar pezullimin e seancës ndaj tij, pasi akuzon KPK se ka nxjerrë në public të dhëna konfidenciale në lidhje me të.

?Do ti drejtohem ONM-së, që të nisë hetim ndaj KPK ?së, për nxjerrjen e të dhënave. Janë nxjerrë të dhëna konfidenciale nga një televizon. Procesi bie ndesh me konventën evropiane?, ka thënë gjyqtari Selimi.

Por,  KPK e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhenisla Pine dhe Valbona Sanxhaktari nuk e ka pranuar kërkesën e Selimit dhe kanë vazhduar seancën. Dhe pas këtij vendimi, gjyqtari Selimi është larguar nga seanca, pasi sipas tij asgjë nuk kishte më kuptim./CNA.al

Lajmet e fundit nga