LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë në familje/ Arrestohet gardisti

27 Korrik 2018, 14:35, Aktualitet CNA
Dhunë në familje/ Arrestohet gardisti

Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka ka arrestuar një nga punonjësit e Gardës, për  dhunë në familje.

Bëhet fjalë për Sejdi Vishën, 29 vjeç, i cili ka kërcënuar dhe dhunuar ish-bashkëjetuesen.

Veprimet e Vishës ishin të përsëritura, ndërkohë që ish-bashkëjetuesja e tij kishte bërë kërkesë për ?Urdhër mbrojtje?.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

SHÇBA arrestoi punonjësin e Gardës, për dhunë në familje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) arrestoi një punonjës të repartit të ceremonialit në Gardën e Republikës, për shkak të kërcënimeve dhe veprimeve të dhunshme ndaj shtetases me të cilën kishte bashkëjetuar më parë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi punonjësi Sejdi Visha, 29 vjeç, me profesion trup shërbimi pranë repartit të Ceremonialit të Gardës, i bëri kërcënime me jetë ish-bashkëjetueses.

Veprimet e punonjësit të Gardës ishin të përsëritura, megjithëse shtetasja kishte bërë kërkesë për ?Urdhër mbrojtje?. Autori u arrestua për ?Dhunë në familje? ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga