LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al paralajmëroi kthimin e ligjit për shembjen e Teatrit nga Meta

27 Korrik 2018, 12:58, Aktualitet CNA
CNA.al paralajmëroi kthimin e ligjit për shembjen e Teatrit nga Meta

Rreth mesditës së sotme, presidenti Meta ka bërë të ditur për mediat vendimin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në një njoftimin për mediat, kreu i shtetit thekson se ky ligj shkel parimin e barazisë si dhe bie ndesh me primet e Konventës Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

Mes pikave që renditen në argumentet e Metës, thuhet se ky ligj bie ndesh edhe me parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.

Po ashtu Meta nënvizon edhe faktin se Gjykata Kushtetuese në vendin tonë nuk është funksionale që të verifikojë konstatimet, ndërsa fton Kuvendin që të rishqyrtojë sërish këtë ligj.

Kujtojmë se më 5 korrik maxhoranca votoi me 75 vota pro ligjin për shembjen e teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re, ndërsa opozita protestoi duke hedhur kartona të kuq. Pavarësisht refuzimit nga ana e opozitës dhe protestave që kanë vijuar edhe përgjatë këtyre ditëve, qeveria nuk u tërhoq nga vendimi. Ndërsa sot presidenti Meta ka vendosur të rrëzojë qeverinë dhe ligjin për shembjen e Teatrit.

Por, refuzimi i Metës për të miratuar ligjin në fjalë është paralajmëruar sot edhe nga CNA.al (CityNews Albania).

Në një shkrim të botuar paraditen e sotme, CNA.al risolli në vëmendje faktin se disa vite më parë Presidenti i Republikës, në atë kohë kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i LSI-së çuan një ligj në Parlament dhe kundërshtuan ashpër konçesionet e Qeverisë.

I kërkuan Edi Ramës atëherë, që konçesionet të kalonin me ligj në parlament, këtë që bëri sot Edi Rama.

Në atë kohë Edi Rama nuk e bëri ligjin, çdo konçesion e jepte me vendime qeverie. Sot ashtu si ka kërkuar Meta dikur, ka kaluar një konçesion me ligj në parlament. Presioni i qeverisë duket të jetë i lartë, por Ilir Meta, ashtu sic e paralajmëruam më parë e bëri të qartë se është momenti për të treguar se është me integritet, dhe se do të firmosë kundër një teatri pazaresh ose vetë do të zhytet në pazare./ CNA.al

Ilir Meta nuk mund ta firmosë ndërtimin e Teatrit të ri me konçension

Lajmet e fundit nga