Connect with Us

Vettingu ndalet në gusht/ Gjyqtarët shijojnë të qetë pushimet

Aktualitet

Vettingu ndalet në gusht/ Gjyqtarët shijojnë të qetë pushimet

Publikuar

-

Në një kohë që procesi i Vettingut ka “turbulluar” jo pak qetësinë e gjyqtarëve, muaji Gusht është muaj i tyre.
Në këtë periudhë ata konsumojnë lejen vjetore, gjatë së cilës nuk ka seanca shqyrtimi në themel për çështjet civile apo penale.

Për këtë shkak të lejes së zakonshme të gjyqtarëve, bazuar në një urdhër të kryegjyqtares së kryeqytetit, Enkeledi Hajro, në Gusht ndërpritet edhe procesi i hedhjes së çështjeve në short.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të lejeve vjetore të vitit 2018 nga ana e stafit adsministrativ dhe gjyqatrëve gjithashtu ka ndërprerë shortin duke filluar nga data 23 Korrik, gjë e cila do të vazhdojë deri në datë 30 Gusht”.

Por cilat janë kërkesat që do të shqyrtohen edhe gjatë muajit Gusht?

LEXO EDHE:  Gjendet në Gjirokastër 15 vjecarja/Ishte denoncuar si e zhdukur në Sarandë

“Vetëm kërkesa urgjente përkatësisht në Dhomën Penale do të shqyrtohen masat e sigurimit, pra hetimet dhe seancat paraprake, përfshi këtu zëvendësimet, revokimet për shuarjet e masave, masat për të miturit, shtrimet e detyruara në spital si dhe përjashtimet e gjyqtarëve. Po ashtu, Dhoma Civile, referuar një grafiku do të shqyrtojë urdhrat e mjeëhershëm të mbrojtjes dhe masat e sigurimit të padive nga gjyqtarët e seksionit tregtar dhe civil”.

Pushimet e gjyqtarëve dhe moszhvillimi i gjykimeve në themel nuk do të cënojnë veprimet për të cilat qytetarët paraqiten në sekretaritë pranë gjykatës.

“Puna do të vazhdojë normalisht si me paraqitjen e dokumentevm provave, si me paraqitjen e ankimeve. Për shkak të kufizimeve kohore do të regjistrohen, por do të hidhet shorti për çështjet civile dhe penale”./abcnews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shqetësime për Kodin e Familjes/ Erion Kristo dhe Akil Pano, dorëzojnë vërejtjet në Kuvend

Publikuar

-

Nga

Pastorit Akil Pano  së bashku me Erion Kriston dhe disa përfaqësues të tjerë, do të zhvillojnë pasditen e sotme një takim me kreun e igrupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ata do të paraqesin në Kuvend, shqetësimet dhe vërejtjet lidhur me kodin e familjes, prindërimin, adoptimin e të tjera.

‘Jemi mbledhur këtu sëbashku dhe jemi duke firmosur një document të rëndësishëm të cilin po e paraqesim në zyrat e parlamentit.

Do të kemi në takim zyrtar me kreun e mazhorancës në Parlament, zotin Balla. Do të paraqesim vërejtjet dhe shqetësimit tona lidhur me kodin e familjes, prindërimin, adoptimin e të tjera si këto’, thekson pastori.

LEXO EDHE:  Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Shoqata e Avokatëve kallëzon në KPK komisionerin

LEXO EDHE:  Gjendet në Gjirokastër 15 vjecarja/Ishte denoncuar si e zhdukur në Sarandë

Ndërkaq, Erion Kristo, është shprehur kritik, për nismën e LGBT për zëvendësimin e fjalës ‘Nënë’ dhe ‘Baba”.



“Fjala e para që thotë fëmija ështëe ‘ba’, ‘ma’. Cila është kjo forcë madhorë që t’ia bëjmë prindi 32 dhe personi 74! Cila është kjo forcë madhore!” tha ai./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Doli në përgjimet e dosjes 184/ Shefi i Policisë i “skeduar” për drogë emërohet në Shijak

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Gledis Nano, rreth dy javë pasi u emërua në atë post, nisi ndryshimet-lëvizje në  Policinë e shtetit.

Ai ricikloi të njëjtët emrat në krye të drejtorive të Policive dhe një linjë të tillë duket se e ka ruajtur edhe në lëvizjet me shefat e Komisariateve.

Sot u bënë publike 10 lëvizje të reja në krye të komisariateve, për të cilët CNA.al, do të sjellë detaje në aspektin profesional të gjithë-secilit.

Sali Skura, një emër mjaft i përfolur është emëruar në krye të  Komisariatit të Shijakut.

Skura para tre vitesh doli edhe në përgjimet e BILD, si pjesë e dosjes 184.

Skura, ka qenë shefi i Komisariatit 5 në kohën e përgjimeve të dosjes “184”, dosjes të vjedhjes së votave në Dibër.



Në përgjime rezultonte se ai kishte ka bërë përpjekje policore për bllokimin e qytetarëve që jetonin përkohësisht në Kamëz për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016.

Gjithashtu në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, Skura dëgjohej duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili, siç duket, ishte “koordinator” i Partisë Socialiste për vjedhjen/tjetërsimin e votave në Dibër.

LEXO EDHE:  E quajti ikonë të krimit/ Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës

LEXO EDHE:  Akuzohet për falsifikim dokumentesh/ Shoqata e Avokatëve kallëzon në KPK komisionerin

Nuk përfundojnë me dosjen 184, bëmat e Skurës.

Në vitin 2017 ai është lakuar si një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kontribuoi në kanabizimin e vendit.

“Shefi i policisë është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 dhe merrte urdhra nga ‘lart’, raportonin mediat  e shkruara në atë kohë dhe konkretisht gazeta Shekulli.

Sali Skura ishte një nga emrat e 128 emra drejtorëve, shefash policie, inspektorë dhe oficerë policie të dyshuar për përfshirje në krime të lidhura më drogën, shumica në drejtoritë rajonale të policisë në të gjithë vendin, si Berat, Delvinë, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe në komisariatet që vareshin prej tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lëvizjet në Polici/ Gledis Nano firmos ndryshimet e radhës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vijuar me lëvizjet në strukturat e Policisë.

Nga kupola e policisë, lëvizjet tashmë kanë zbritur në një nivel tjetër.



Ashtu siç pati paralajmëruar më herët CNA.al, ndryshime janë bërë në rang të shefave të komisariteve, si në Tiranë, Kavajë apo Shijak.

Emërimet:

Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1
Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2
Altin Lila – Komisariati nr. 3
Petrit Halo – Komisariati nr. 4
Oliger Torba – Komisariati nr. 5
Sali Skura – Komisariati Shijak
Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë
Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

LEXO TE PLOTE