LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosën me sende të forta 21-vjeçarin/ Në pranga tre korçarët

26 Korrik 2018, 13:16, Aktualitet CNA
Plagosën me sende të forta 21-vjeçarin/ Në pranga tre

Policia në Korçë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre personave, të cilët akuzohen se kanë plagosur me mjete të forta shtetasin S.K, 21 vjeç.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet: D.H, 17 vjeç, O.R, 16 vjeç dhe Xh.B, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Mborje-Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 25.07.2018, në fshatin Mborje, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.K, 21 vjeç, banues në Mborje, i cili është dërguar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në nenin 88/1 dhe 25 të Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga