LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peticioni për Teatrin e ri/ Reagon gazetari i njohur

26 Korrik 2018, 19:16, Aktualitet CNA
Peticioni për Teatrin e ri/ Reagon gazetari i njohur

Gazetari Helidon Tahiraj, ka reaguar pas peticionit të punonjësve të Teatrit të Korçës drejtuar Presidentit Ilir Meta, të cilët kanë shprehur vullnetin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në një status në rrjetet sociale, Tahiraj është shprehur se kjo që po ndodh me Teatrin është shkatërrim i konkurencës së lirë.

Sipas tij, shumica e personave që kanë firmosur jetojnë në Amerikë dhe nuk duhet të firmosnin një peticion të tillë, pasi konkurenca e lirë është baza e sistemit amerikan.

Postimi i plotë

E dhimbshme teksa shikon qe, ne listen e atyre qe kane firmosur qe “te nisë te ndertohet teatri i ri”, ka edhe nga ata qe kane jetuar ne Amerike. Po keshtu eshte kur ne vendin e lirise dhe konkurences, i merr ndihmat kot, apo punon roje pallati, e rri 20 vjete e nuk meson gjuhen, qe te shikosh e kuptosh se si funksionon ai vend.

Palaço njerez, qe pranojne qe teatrin pa konkurence ta ndertoje nje firme e perzgjedhur pa tender. Ketu s’behet llaf per teatrin o te shitur e te pierdhur nga mendte, por per prishjen e parimit te konkurences, qe eshte baza e sistemit amerikan.

Ja u ben mire Trampi qe i ka vene te mesojne gjuhen dhe kulturen e vendit, ndryshe te zhduken e te kthehen ne vendet e tyre… /CNA.al

Lajmet e fundit nga