LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video: Përzgjidhet goli më i bukur i Botërorit / Është një “perlë” e francezëve

25 Korrik 2018, 15:34, Aktualitet CNA
Video: Përzgjidhet goli më i bukur i Botërorit / Është

Kupa e Botës në Rusi ka kënaqur tifozët me 169 gola në 64 ndeshje dhe shikuesit rreth e qark botës kanë zgjedhur golin e francezit Benjamin Pavard si më të bukurin e turneut. Gjatë një votimi online, mbi tre milionë përdorues kanë dhënë votën e tyre, dhe goli fantastik i Pavard me të jashtme nga distanca ndaj Argjentinës është votuar si ?Hyundai Goal of the Tournament?. Goli i përzgjedhur nga përdoruesit e FIFA.com ishte ai i barazimit ndaj Argjentinës në 1/8-at e Botërorit. Franca eventualisht e ka fituar 4-3 ndeshjen në Kazan ndaj Messit me shokë.

Goli i Pavard mposhti konkurrencën e fortë të rrjetës së Quinteros nga goditja e dënimit në ndeshjen e Kolumbisë ndaj Japonisë. Pavard bëhet evropiani i parë që fiton Golin e Turneut që prej krijimit në vitin 2006.

Pavard goal was even more beautiful!
Pavard team france!
https://t.co/45UK3KWVqO

— Alphidius ?????? (@AlfidioValera) July 16, 2018

Lajmet e fundit nga