LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Agron Duka i rrëfen të gjitha/ Zili për Fatos Nanon, episodi me Olldashin dhe gjithçka ka në plan opozita  

25 Korrik 2018, 12:43, Aktualitet CNA
Video-Agron Duka i rrëfen të gjitha/ Zili për Fatos Nanon,

Sot në emisionin e mëngjesit në INTV dhe In Radio 105.7 ishte i ftuar Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste.

Gjatë kësaj interviste, Duka ka folur në lidhje me aktualitetin politik si dhe me një reformë të re zgjedhore në horizont.

I pyetur nga Flavio Qarri i ?KafeIN?, ai tha se ka një marrëveshje mes partive opozitare për një ristrukturim të sistemit zgjedhor për aq kohë sa aktuali nuk përkthehet në vullnet popullor. I mundshëm një kalim te listat e hapura.

I ngacmuar për mundësinë e një ndryshimi kahu, Duka tha se gjithçka varet nga korrektësia e Bashës në raport me partnered e koalicionit. Ai gjithashtu u shpreh për ruajtjen e votave dhe mundësinë e kandidimit në Durrës.

I pyetur nëse ndjente zili për ndonjë politikan, Agron Duka deklaroi se ishte Fatos Nano personi politik për të cilin ndjente zili. Arsyeja ishte, krahas vlerësimit për qeverisjen, tolerance dhe tejkalimi i inateve personale.

I pyetur për një tjetër ish Kryeministër të majtë si Fino dhe humbjen përballë vëllait, Armando, për kreun e FSHF-së, Duka tha se do ishte surprizuar nëse rezultati do kish qënë ndryshe e jo fitorja e ?Mondit?.

Sa i takon emocioneve personale në politikë, Duka rrëfeu një episod shumë interesant me Sokol Olldashin në një përballje televizive.

Ndër të tjera një surprise ishte dhe një mesazh live në emisionin KafeIN nga Eni Çobani. Duka i ngacmuar nga Flavio rrëfeu se e njeh kush është Noisy, pasi është nga Sukthi por preferon Flori Mumajesin. Sa i takon femrave ai kishte disa preferenca shumë interesante e madje po aq ishin ato për analistët e preferuar politik.

Lajmet e fundit nga