LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profecia në CNA/ Ja si u zbuluan tre Sokolat e Edi Ramës

25 Korrik 2018, 14:24, Aktualitet CNA
Profecia në CNA/ Ja si u zbuluan tre Sokolat e Edi Ramës

Reforma në drejtësi, ka qenë dhe mbetet peng i politikës. CNA.al, ka paralajmëruar më shumë se dy vite më parë me fakte, për pazaret e drejtësisë me politikën.

Këto pazare, janë konkretizuar dhe emërimet e  në segmente të ndryshme të drejtësisë.  Një nga këto raste janë  edhe tre ?Sokolat e Edi Ramës?, Sokol Sadushi, Sokol Çomo dhe Sokol Berberi, të cilët dyshohet se  janë rehatuar në drejtësi falë pazareve me politikën.

Sokol Sadushi është emëruar në krye të Shkollës së Magjistraturës, Sokol  Çomo, është zgjedhur në Komisionin e Posaçëm të Apelimit dhe së fundmi Sokol Berberi ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese është dërguar në Gjykatën Evropiane të të drejtave  të njeriut, në Strasburg.

Asnjëri prej tre ?Sokolave? , ende nuk kanë kaluar në Vetting, ndërkohë që janë rehatuar nga Rama.

CNA.al që në shtator të 2015, ka paralajmëruar skemën mbi të cilën mund të përfundonte reforma në drejtësi, duke e kthyer gjithë procesin në një pazar emrash, që do të thotë      kapje e sistemit të drejtësisë.

Në  shtator të vitit 2015, CNA.al ka shkruar, se tre  emrat që kryeministri Rama kërkon të çojë në drejtimin e disa gjykatave nuk janë të ndryshëm, por ata rastësisht kanë një emër Sokol.

I pari ishte Sokol Çomo, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës të Tiranës, më pas Avokat. Prej disa vitesh ai ka qenë pedagog i jashtëm në shkollën e Magjistraturës.

Sokol Çomo është një nga asët në mëngën e kryeministrit Rama. Ai ishte i preferuari i kreut të Qeverisë si Kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë për ta emëruar më tej në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit.

Sokoli i dytë është Sokol Sadushi. Kryeministri Rama e ka një as si-ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 1998- 2011.

Aktualisht Sadushi është në  krye të shkollës së Magjistraturës nga viti 2014. Ai ka një eksperiencë të gjatë si prokuror, avokat dhe më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

I treti nga Sokolat në radhë, por jo për nga preferenca e kryeministrit Rama, është Sokol Berberi.

Edhe ky i fundit është konsideruar si asi nën mëngë i kryeministrit Rama dhe i preferuari i tij për postin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, detyrë që sot e mban Bashkim Dedja.

?Këta janë tre Sokolat e kryeministrit Rama që pritet së shpejti të marrin detyrat të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Bashkë me reformën vijnë edhe emërimet e të preferuarve të kreut të qeverisë?, paralajmëronte CNA.al, në shtator të vitit 2015.

Paralajmërimin për rehatimin e ?Sokolave? nga Rama, duke e kthyer reformën në drejtësi në një lojë pazaresh, CNA.al e risolli në vëmendje sërish në vitin 2017, me një tjetër shkrim.

?Reforma në drejtësi në tepër sesa një marrëveshje pozitë-opozitë mbi rekomandimet e Venecias, duket se po tentohet të kthehet në një lojë pazaresh emrash, ku mazhoranca në momentin e fundit mund të pranojë variantin e propozuar nga demokratët, me kushtin që në krye të Gjykatave më të rëndësishme në vend të emërohen 3 Sokolët?, thuhet në shkrimin me titull  ?Tre Sokolat që mbajnë peng Drejtësinë?, publikuar në vitin 2017.

Më poshtë po sjellim shkrimet, me të cilat CNA.al, ka paralajmëruar pazaret për emërimet e të preferuarve të Ramës, në kurriz të reformës në drejtësi.

Reforma ne drejtësi/ Ja kush janë 3 Sokolat nën mëngën e kryeministrit që shkojnë ne krye të gjykatave

https://www.cna.al/2016/07/08/tre-sokolat-qe-mbajne-peng-drejtesinea-po-shkohet-drejt-nje-pazari-emrash-per-reformen/

 

 

 

Lajmet e fundit nga