LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI “shpërthen” ndaj delegacionit të BE/ “Pjesa fallco e Europës”

25 Korrik 2018, 18:33, Aktualitet CNA
LSI “shpërthen” ndaj delegacionit të BE/ “Pjesa

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar BE për reformën në drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili është shprehur se sistemit të drejtësisë në Shqipëri i kanë prerë kokën.

Më tej ai shton se Shqipëria nuk ka as Gjykatë Kushtetuese dhe as Gjykatë të Lartë dhe sistemi i drejtësisë është kapur nga rilindja, ndërsa përfaqësia  e BE e ka mendjen te rezidenca në ?Rolling Hills?.

Ndër të tjera Vasili ka thënë se delagacioni i BE në Tiranë është pjesa fallco e Europës.

Postimi i plotë

BE ne Tirane heshtni se boll demtuat!!!

Per Reformen e shkaterruar ne drejtesi ne i themi ja ujku,ndersa BE ne Tirane na tregon gjurmet.
Sistemit te drejtesise ne Shqiperi i kane prere koken,ndersa BE ne Tirane na tregon thonjte e kembes.

Shqiperia s’ka Gjykate Kushtetuese dhe te Larte dhe sistemi drejtesise eshte kapur nga rilindja,ndersa keta te BE ne Tirane na flasin per manikyrin e thonjve.

Shqiperine e mbyten parate e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i droges keta e kane mendjen te vila “interesante” ne Rolling Hills.

BE ne Tirane pushoni,jeni shnderruar thjesht ne Fake Europa, Europa e vertete nuk eshte si ju./CNA.al

Lajmet e fundit nga