Connect with Us

Horoskopi i ditës, 25 korrik 2018

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 25 korrik 2018

Publikuar

-

Horoskopi i ditës, 23 Maj 2021

DASHI 21. mars – 20. prill

Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e punës. Disa mendime negative mund t’iu hutojnë pikërisht në momentet më pak të përshtatshme. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj tensioneve të vogla në dashuri ose në familje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ndonjë problem i vogël shëndetësor mund t’iu pengojë në vendin e punës, ku nuk do të keni të njëjtin produktivitet për të cilin kishit menduar një projekt. Megjithatë, nuk duhet të dekurajoheni, për shkak se kjo e mërkurë parashikohet interesante, ndërkohë që rimëkëmbjen e plotë do e keni vetëm në fundjavë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ka ardhur momenti që të nisni të rrezikoni më shumë në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të mbylljes së një marrëveshje të rëndësishme. Do të tregoni se dini të jeni krijues dhe të dobishëm për të marrë rezultate të mëdha. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do të jeni shumë impulsiv dhe në këto momente duhet të mundoheni që të rishikoni më mirë disa strategji që i kishit lënë mënjanë lidhur me një projekt. Në dashuri mund të mfëshvedeni tek sharmi juaj për të bërë njohje të reja.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Parashikohet një ditë e mbushur me trazira, e cila gjithsesi duhet përballuar me grintën dhe kurajën e duhur, duke qenë të sigurtë në vete dhe në aftësitë tuaja. Fitoret janë fare pranë.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Duhet të rimendoni mirë disa vendime që keni marrë në të shkuarën dhe kjo gjë do ju acarojë. Këshillohet që të mos jeni shumë kritik me veten, pasi intuita e mirë do ju lejojë që të kaloni me sukses çdo situatë. Dashuria do të jetë protagonistja e ditës.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Kjo është dita e duhur për të nisur të mendoni për të organizuar një arratisje të vogël romantike, duke kaluar më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Do të jeni mjaft tërheqës si fizikisht edhe mendërisht, kështu që favorizoni sa më shumë ndjenjat tuaja.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Kjo është dita gjatë së cilës duhet të përshtateni me një sjellje jo shumë impulsive në vendin e punës, në mënyrë që të favorizoni bashkëpunimet. Rezultate shumë të mira janë fare pranë. Në dashuri, parashikohen të reja të rëndësishme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do të jeni të karikuar gjithë forcë dhe energji, ndaj mos u tërhiqni para asgjëje në vendin e punës. Do të keni mundësi shumë të mira për të çuar deri në fund disa projekte, por vetëm nëse do të jeni më të hapur me të tjerët.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Në këtë moment duhet të përpiqeni të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën e të shprehurit në vendin e punës, për shkak se keqkuptime të vogla mund të bëjnë që të humbni shumë kohë. Disa zgjedhje, duhet të diskutohen me kujdes bashkë me partnerin/en ose familjen.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Kjo e mërkurë do të jetë shumë interesante për të rikuperuar gjithë kohën e humbur në dashuri. Në vendin e punës do të merrni rezultate të mëdha. Kjo e mërkurë ju fton që të lini mënjanë stresin dhe ti lejoni vetes një arratisje të vogël romantike me partnerin/en.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Duhet të pretendoni më shumë në vendin e punës, pasi tashmë nuk do të jeni më të kënaqur me atë që keni. Kësisoj duhet të jeni më shumë luftarak, për të arritur qëllimin që i keni vënë vetes. Në dashuri, do të merrni përgjigje të mira.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foto-Izolohet zjarri në Vithkuq dhe Maliq/ Zjarrfikëset në gatishmëri  

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë prej disa ditësh vijon të përballet me një situatë kritike, për shkak të zjarreve.

Ndërkohë, zjarret duket se nuk kanë kursyer as Korçën, ku situate më problemtaike ishte në fshatin Vithkuq dhe në Maliq, por pas disa orësh “luftë” me flakët, duket se zjarri është neutralizuar.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se zjarri në Vithkuq është izoluar, ndërsa në gatishmëri janë 2 mjete zjarrfikëse nëse ka sërish probleme në zonë.

Po ashtu, edhe në Maliq u neutralizuan 6 vatra zjarri, përkatësisht në Moglicë, Zboq, Berras, Vashtemi dhe në blloku 3 i Maliqit.

Të njëjtat burime theksuan se po punohet me 3 grupe në terrene të ndryshme, aktive vetëm vatra e Këmbëthekërit.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 12 maj 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 2 dhjetor 2017

Është arritur të neutralizohet zjarri i rënë në pyjet e Vithkuqit.

Në gadishmëri në zonë janë 2 mjete zjarrfikëse 1 i bashkisë Korçë dhe 1 i FA,  punonjës të njësisë dhe 10 nga FA për çdo rast riaktivizimi të vatrave. Është arrtiur të shpëtohet tashmë manastiri 300 vjeçar i Shën Pjetrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndaj po hetohet në lidhje me autorët. Sipërfaqja e djegur shkurre dhe pisha 2.5-3 HA.”-është shprehur prefekti i Qarkut Dhori Spirollari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 14 tetor 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 11 dhjetor 2019

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 27 prill 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 27 prill 2018

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE