LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut jep alarmin kombëtar/ Shqipëria po qeveriset nga bijtë e Enverit, vendi është në rrezik

25 Korrik 2018, 20:58, Aktualitet CNA
Çuni i Fahriut jep alarmin kombëtar/ Shqipëria po qeveriset nga

Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka dhënë alarmin kombëtar se Shqipëria po qeveriset nga persona të lidhur me komunizmin.

Deputeti demokrat thotë se kryeministri Edi Rama është djali i një komunisti duke i kujtuar babain Kristaq Rama.

Përmes një video ai përmend në kabinetin qeveritar edhe Ditmir Bushatin, Fatmir Xhafajn dhe Bledi Çuçin të cilit sipas tij prindërit i kanë pasur të lidhur me diktaturën.

Nisur nga kjo logjike, ligjvënësi i ri harron që babai i tij ka qenë një ndër ish-bashkëpuntorët e regjimit hoxhist.

Pavarësisht se sot Fahri Balliu, është një nga njerëzit më të afërt të Bashës, të dhënat e publikuara dhe dëshmitarët e kohës tregojnë se ai ka qenë krah Ramiz Alisë (njeriut që zëvendësoi në detyrë diktatorin Enver Hoxha, pas vdekjes).

Balliu punonte si gazetar ?special? në median kryesore të propagandës së PPSH-së dhe ka qenë vazhdimisht nën akuzën për bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Akuzat e Balliut janë përshëndetur edhe nga Partia Demokratike e cila përcjell zërin e tij.

Në fakt është mirë për demokracinë kur flet opozita, por ama ju lutem kursejani shqiptarëve çunin e Fahriut kur bëhet fjalë për komunizmin pasi brenda ?selisë blu? ka mjaft të tjerë që mund ta përcjellin më mirë mesazhin. /Tema

Lajmet e fundit nga