LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarret masive në Greqi/ Berisha ngushëllon familjet e viktimave

24 Korrik 2018, 15:54, Aktualitet CNA
Zjarret masive në Greqi/ Berisha ngushëllon familjet e viktimave

Pas zjarreve që kanë përfshirë territorin grek prej ditës së djeshme ku humbën jetën qindra persona, ka reaguar ish-kryeminisatri Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, por edhe autoriteteve greke, për përballimin e gjendjes së krijuar.

Postimi i plotë:     

Athina dhe rrethinat e saj ne flake!

Te dashur miq, zjarre te papermbajtshem kane rene ne Athine, kryeqytetin e Greqise, i cili sipas te dhenave ato kane marre jeten e mbi 50 qytetareve dhe plagosur qindra te tjere, te te gjitha moshave. Perveç ketyre, jane shkrumbuar qindra e qindra shtepi dhe hektar me ullinj dhe agrume.

Duke shprehur solidaritetin tim te thelle dhe ngushellimet me te ndjera familjeve te viktimave dhe autoriteteve te vendit fqinj, uroj sherim te shpejte te plagosurve dhe paqen e merituar viktimave te kesaj tragjedie! sb /CNA.al

Lajmet e fundit nga