LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtatë kushtet për Ramën/ Basha kërkon pazarin e radhës

24 Korrik 2018, 11:02, Aktualitet CNA
Shtatë kushtet për Ramën/ Basha kërkon pazarin e radhës

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar pas shtyrjes së votimit në parlament të pr.ligjit për Magjistraturën.

Në një deklaratë për mediat, Kokëdhima thekson se ?Nuk ka asgjë parimore në përplasjet mes partive të vjetra për magjistratët e rinj. Rilindja, PD dhe LSI zihen dhe pajtohen pasi ndajnë të mirat e tepsisë.?.

Ndërsa në lidhje me shtatë kushtet e Bashës për Ramën, Kokdhima thotë se ?janë vetëm sinjale për një pakt të fshehtë si ai i mesnatës së 17-18 majit 2017, që hodhi në erë kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në këmbim të bashkëqeverisjes disamujore.?

Deklarata e plotë:

Reagimi i kryetarit të partisë ZGJIDHJA për shtyrjen e votimit të ligjit për Magjistraturën

Partitë e hanit të pazarit

Koço Kokëdhima

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli dje punimet pa arritur të votojë ligjin për  Magjistraturën. Deputetët ikën me pushime, ndërsa vendi është prej muajsh pa Gjykatë Kushtetuese, tani edhe pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka asgjë parimore në përplasjet mes partive të vjetra për magjistratët e rinj. Rilindja, PD dhe LSI zihen dhe pajtohen pasi ndajnë të mirat e tepsisë.

Gjoja në emër të konsensusit për  hapjen e negociatave me BE-në SHQUP-i do të bashkohet në pazarin e radhës, sidomos tani që LSI-ja ka dhënë sinjalet se do të ofrojë votat e veta për ligjin e magjistraturës.

Shtatë kushtet e Lulzim Bashës për Rilindjen që PD-ja të japë votat për ligjin e Magjistraturës janë vetëm sinjale për një pakt të fshehtë si ai i mesnatës së 17-18 majit 2017, që hodhi në erë kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në këmbim të bashkëqeverisjes disamujore.

ZGJIDHJA e ka paralajmëruar shumë kohë më parë se partitë e vjetra janë bashkë në ujdi për ndarjen dhe rotacionin e pushtetit. Ato zihen dhe kacafyten, jo për fatet e vendit, por të bizneseve të tyre. Ato janë të korruptuara deri në palcë dhe vetëm me korrupsion i zgjidhin përplasjet mes tyre. Me to në pushtet, shqiptarët do të bëhen gjithnjë edhe më të varfër. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të barabarta do të çlirojnë edhe drejtësinë nga kthetrat e politikës së vjetër.

ZGJIDHJA në pushtet do t?u sigurojë shqiptarëve një drejtësi të paanshme, ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

#ZgjidhjaPërDrejtësinë

Lajmet e fundit nga