LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Avokati kallëzon penalisht ministren Kumbaro

24 Korrik 2018, 18:24, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka qenë dhe vazhdon të mbetet ndër personat që kërkon me ngulm ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe anulimin e ligjit që i hap rrugë shembjes së tij, e ndërtimit të kullave.

Sikurse kishte paralajmëruar, Goxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka kallëzuar për shpërdorim detyre ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe drejtrin e Teatrit Hervin Çuli.

Më poshtë avokati sjell dhe dokumentet.

Postimi i plotë i avokatit Goxhaj:

Ja siç ju thamë

DRAFT KALLZIM PENAL ndaj:

Mirela Kumbaro ? Ministre e Kulturës

Hervin Çuli ? Drejtor i Teatrit Kombëtar

Për shpërdorim detyre për mosmirëmbajtjen dhe degradimin e godinës ?Teatri Kombëtar? (muri verior i godinës Teatri Kombëtar) fakt i denoncuar nëpërmjet një videoje në faqen e tij zyrtare në Facebook nga Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në dt 19 Korrik 2018 në 13:09.

Sipas Kodit Penal, Neni 248, ?Shpërdorimi i detyrës?

?Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.? /CNA.al

Lajmet e fundit nga