LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sadushi në filtrin e Vettingut/ Rrezikon t'i "pritet koka"?!

24 Korrik 2018, 20:41, Aktualitet CNA
Sadushi në filtrin e Vettingut/ Rrezikon t'i "pritet

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, është shprehur nga emisioni ?Studio e hapur? në ?News 24?, se  as pedagoët e këtij institucioni nuk do të shpëtojnë nga Vettingu.

Ai shton më tej se kjo është e nevojshme dhe është e parashikuar në ligj. Sadushi ndër të tjera  tha se rreth 50 pedagogë të Shkollës së Magjistraturës vijnë nga sistemi, pra nga ai sistem, i cili sipas tij është i bllokuar.

?Në ligj është parashikuar që të kalojë vettingun edhe këshilli drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Ne jemi të gatshëm që të na marrin dhe të na skanojnë. Edhe pedagogët duhet të kalojnë procesin e vlerësimit dhe të qëndrojnë në detyrë nëse janë të pastër. Të bëhet vlerësim për pasurinë dhe figurën, çdo gjë që ka të bëjë me Shkollën e Magjistraturës. Le të skanohen të gjithë nëse vjen e keqja nga pedagogët. Shkolla ka 8 pedagogë dhe drejtoi 9 që janë të brendshëm. Gjithsej janë 60 pedagogë në tërësi dhe 50 prej tyre janë gjyqtarë, prokurorë, akademikë. Janë njerëz që punojnë në sistem?, u shpreh Drejtori i Shkollës së Magjistraturës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga