LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse shqiptarët duhet të braktisin Rinasin dhe të fluturojnë më lirë nga shtetet afër Shqipërisë

24 Korrik 2018, 09:43, Aktualitet CNA
Pse shqiptarët duhet të braktisin Rinasin dhe të fluturojnë

Prej disa kohësh, mediat kanë filluar të denoncojnë intensivisht, ditë pas dite tarifat e çmendura që përdor Aeroporti i Rinasit. Pra, taksat e larta dhe tarifat të cilat shtrentojnë çmimet e biletave nga Rinasi drejt destinacioneve të vendeve të tjera Europiane.

Mjafton të bësh një vëzhgim të thjeshtë dhe e kupton lehtësisht se çfarë ndodh. Nga Shkupi mund të udhëtosh drejt Budapestit me 40 apo 50 euro. E njëjta situatë vlen edhe për Gjermaninë dhe për shumë destinacione të tjera, pa folur pastaj për Ohrin, i cili në verë ofron çmime fantastike drejt shumë qyteteve britanike.

Një aeroport tjetër që ofron çmime fantastike që shkojnë nga katër deri në 10 herë më lirë, është ai i Prishtinës. Ky aeroport ka destinacione të pafundme, të cilat mund të sigurojnë nga 40 deri në 50 euro apo maksimumi me 100 euro mund të udhëtosh me low cost në shumicën e qyteteve apo kryeqyteteve europiane, kuptohet jo në aeroportet primare, por në ato sekondare.

Më tej, Podgorica është një zgjidhje e shkëlqyer për shqiptarët. Shpesh me qindra e qindra udhëtarë nga kryeqyteti apo nga zona të veriut të Shqipërisë zgjedhin të udhëtojnë nga Prishtina apo Podgorica për shkak të kostove mjaft të ulëta të fluturimit.

Në qoftë se nga Tirana sot për të udhëtuar me një drejtim në një nga kryeqytetet europiane, minimalisht çmimi shkon mbi 200 euro. Në këto qendra, pra Prishtina dhe Podgorica të cilat janë edhe më afër Tiranës, mund të fluturosh me 50 euro.

Ashtu si e përmendem edhe më lart, Shkupi apo Ohri është një mundësi për të fluturuar në destinacione europiane, por juglindja e Shqipërisë ka edhe një shans tjetër, i cili është Selaniku, ku kompani të mëdha low cost ofrojnë çmime fantastike.

Ajo që në fakt duhet parë dhe vlerësuar nga shqiptarët është mundësia për të fluturuar jashtë Rinasit. Ta braktisin Rinasin dhe kështu konçesionari, pra kompania e cila ka në shfrytëzim këtë aeroport, mund të detyrohet një herë e mirë ti vendosë gishtin kokës, të ulë tarifat dhe jo të ?vjedhë? çdo ditë dhe të zbrazë për shkak të një mundësie ligjore apo marrëveshje të krijuar me qeverinë shqiptare që të rrjepë xhepat e shqiptarëve.

Një konçesion nuk do të thotë të rrjepësh shqiptarët ditë pas dite. Një konçesion do të thotë ta shfrytëzosh, të investosh dhe të fitosh, por fitimet nuk mund të jenë të çmendura dhe një konçesion nuk mund të shërbejë për të grabitur xhepat e njerëzve.

Rreth dy vite më parë, u hap diskutimi në lidhje me tarifat e konçesionarit dhe u negociua edhe për Aeroportin e Vlorës, apo edhe për problematika të tjera që lidheshin me konçesionin, i firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2004. Dy vite më parë qeveria prezantoi se do të shtynte për disa kohë marrëveshjen me konçesionarin, dhe kjo do të çonte në uljen e tarifave dhe në ardhjen e fluturimeve low cost.

Në fakt në atë kohë kur kompania konçesionare gjermane kaloi tek kinezët, u premtua dhe u fol shumë dhe nga qeveria por edhe nga mediat, por në fakt nuk po ndodh ajo që u tha. Çmimet vazhdojnë të jenë stratosferike.

Në sezonet turistike, kudo në këto destinacione, pra në destinacionet turistike, fluturimet kanë një rritje çmimesh dhe po t?i vëzhgosh kompanitë e fluturimeve, kostot e biletave vajtje-ardhje ndryshojnë në bazë të kohës kur ti lëviz, por kurrësesi nëpër aeroportet e Europës, apo në zonat turistike, përfshirë këtu Greqinë, Italinë, Spanjën, Turqinë pa asnjë diskutim, apo zona të tjera shumë të preferuara turitike, nuk ndodh që të ketë kosto biletash për një fluturim vajtje-ardhje 400, 500 apo edhe deri në 700 euro dhe kjo jo në ?First Class?, nuk është në ?Business class?. Është në ?Economy Class? biletë 700 euro për një destinacion nga Shqipëria, kryesisht kur ka lidhje me Vjenën apo Frankfurtin.

Ajo që po ndodh në Rinas, është kaq ?kriminale? saqë askush nuk po e ndal dot. Qeveria e ka përpara syve dhe si zgjidhje të vetme shikon Aeroportin e Vlorës, për më tepër duket të jetë edhe në një ?konflikt? të hapur me kompaninë konçesionare të Rinasit.

Në fakt, konçesionari i Rinasit vazhdon të heshtë, të mos flasë për atë që ndodh, thjeshtë dhe vetëm shton lekët në buxhet me taksat e larta që ka vendosur, që paguhen direkt nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë ndoshta populli i parë në listën e shtrenjtësisë së çmimeve të biletave në Europë.

Megjithëse jemi një shtet europian, ndoshta më i varfëri në Europë, çmimet dhe tarifat për fluturimet e avionëve, ne i kemi jo vetëm në rajon dhe Europë, por ndoshta jemi një nga vendet më të shtrenjta në botë, për çmimin e biletave, krahasuar me nivelin ekonomik.

Konçesionari i Rinasit nuk do t?ia dijë, qeveria në një përpjekje të dy viteve më parë, duket se ka dështuar. Shpresa është Vlora. Deri kur të ndërtohet Aeroporti i Vlorës, kompania konçesionare e Rinasit do të ketë ?grabitur? ç?ka mundur nga xhepat e shqiptarëve, prandaj ka një zgjidhje për shqiptarët. Të fluturojnë nga Podgorica, të fluturojnë nga Shkupi, të fluturojnë nga Prishtina, Selaniku apo ku të mundin dhe ta braktisin masivisht Aeroportin e Rinasit.

Një braktisje e tillë ndoshta shumë shpejt mund t?i kthejë mendjen konçesionarit që të ulë taksat dhe tarifat e çmendura dhe të ndalë ?abuzimet?, për shkak të monopolit që ka në treg dhe ky monopol e ka bërë që të luajë me tarifa marramendëse.

Por, sot vetë shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë për të ndalur këtë çmenduri, e cila vetëm rrjep xhepat e tyre për shkak të një konçesioni ?kriminal?, firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano në vitin 2004, pak kohë para se të dorëzonte pushtetin politik.

Një konçesion, i cili prej 14 vitesh pa ndalim, ditë pas dite, fut duart në xhepat e shqiptarëve me tarifa marramendëse për shqiptarët e varfër që edhe kur duan të ikin jashtë duhet të vidhen në xhepat e tyre, ashtu siç i grabisin çdo ditë me PPP apo konçesione qeveritare në Shqipëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga