LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëshmia tronditëse e farmacistes për CNA.al/ Njerëzit nuk kanë para as për ilaçe, i marrin me listë

24 Korrik 2018, 12:57, Aktualitet CNA
Dëshmia tronditëse e farmacistes për CNA.al/

Nga ARTUR AJAZI

*Kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur shumicën e qytetarëve në Elbasan, veç pikave të shumicës ku qindra familje marrin ushqime me listë, tani po u shtohen edhe qindra familje të tjera që po marrin edhe ilaçet me listë në farmacitë e qytetit.

Dëshmia tronditëse vjen nga një farmaciste në këtë qytet, që tregon se ?edhe vitaminat C tablet, që kushtojnë vetëm 80 lekë të reja, ose refuzohen ose merren me listë, dhe paratë i sjellin kur marrin asistencën ose pensionet?.

Duke folur për CNA.al,  farmacistja nga Elbasani  me emrin Fatmira thotë se ?prej 22 vitesh kam farmaci në qendër të qytetit, por  si ka ndodhur muajt  e fundit, nuk  ka ndodhur asnjëherë, vijnë së fundi me receta dhe refuzojnë të marrin 100 per qind të ilaçeve, pasi nuk kanë para, por më tragjikja është kur thonë se ?nuk kemi 80 lekë të reja për vitaminën C, hiqe nga receta?. Fatmira tregon se ?ka disa muaj që jo vetëm të papunët, jo vetëm ata që marrin  asistencë për  të jetuar, por edhe pensionistët, vijnë dhe marrin ilaçet me listë, pasi ata shprehen  se ?ilaçet që marrin me librin e shëndetit dhe që janë të rimbursueshme, nuk u bëjnë efektin e duhur, ose janë të skaduara?.

Fakti është se, kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, ka rrënuar qindra e mijëra familje në qytetin e Elbasanit, dhe kjo duket tek shikon çdo ditë hallexhinj  tek ulen bërdurave dhe trotuareve, apo tek dergjen në institucionet e shtetit me shpresën për të gjetur ndonjë vend pune qoftë edhe sezonal. Rritja e varfërisë ka prekur në 2 vitet e fundit  pothuajse  edhe shtresat e mesme të popullatës.  Elbasani  mbetet sërish qyteti me probleme të shumta, që akoma nuk kanë shansin të marrin zgjidhje, si papunësia e cila po gërryen  ekonomikisht  dhe po fundos qindra e mijëra familje. Ajo ç?ka po ndodh me shtresat e varfëra në Elbasan, tek stepen të marrin edhe vitaminat në recetat  e tyre të ilaçeve , tregon se gjithçka ka marrë tatëpjetën.

Dëshmia e farmacistes, dhe fletorja e saj  e mbushur me emra  hallexhinjsh  që kanë disa muaj që marrin edhe paracetamolin  dhe vitaminat tashmë me listë, tregon se situata po agravon për keq. Në ambulancat dhe qendrat shëndetsore, në spitale dhe klinika private, njerëzit  pasi  vizitohen , pyesin dhe japin porosi mjekut  ?të mos u jape ilaçe të shtrenjta?. Kjo gjë po ndodh edhe me të sëmurët kronikë, por duke mos përjashtuar edhe nënat kur vizitojnë fëmijët e tyre të sëmurë. Gjithçka  në treg  është  shtrenjtuar,  por më kryesorja  ushqimet  dhe ilaçet, dhe kjo ka vështirësuar  dhe bërë  madje të pamundur  jetesën e qindra  mijëra  familjeve  në Elbasan.

Vetëm duke qëndruar  pak minuta në farmacinë e Fatmirës, u bëmë dëshmitarë të asaj ç?ka  ndodh  çdo ditë me hallexhinjtë kur  vijnë të marrin  ilaçet. Pothuajse të gjithë pyesnin për çmimet e ilaçeve  të recetës, pastaj  pyesnin sërish për ti konvertuar ato me ilaçe më të lira pasi nuk kishin ti paguanin. Por shpesh  farmaciste Fatmira  tregohej edhe bujare, pasi u  shënonte emrin  në listë, dhe nuk u linte afate  për ti paguar.  Ajo u shpreh se ?pavarsisht se nuk kanë  lake, hallexhinjtë janë më korrektët, sapo marrin  asistencën, apo ndihmën ekonomike, vijnë dhe paguajnë  një pjesë të borxhit për ilaçet , dhe kjo është e dhimbshme, tek i shikon  ashtu të veshur  keq, dhe të paushqyer?. Kjo  shtresë më shumë se kurrë ka nevojë  për  ndihmën e shtetit, për  kujdesin e institucioneve të shëndetit, për  tu krijuar mundësinë  të paktën  të  shërohen me ilaçe pa listë, por duket se  kjo zgjidhje  është e pamundur , nga ata që premtuan  ?shëndetsinë  falas?.

Lajmet e fundit nga