LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS rrëfen drekën e dhunshme/ “Degjeneron” ish zv.ministrin e LSI

24 Korrik 2018, 13:32, Aktualitet CNA
Deputeti i PS rrëfen drekën e dhunshme/ “Degjeneron” ish

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka rrëfyer një histori të para disa kohëve, kur një ish-zv.ministër në qeverinë e Ramës por që vinte nga radhët e aleatëve, vuri në presion stafin dhe pronarin e një lokali në Lezhë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Pjerin Ndreu nuk zbulon emrin për të cilin bëhet fjalë, por shkruan se ?Na ishte njëherë një Zv Ministër i qeverisë Rama, por i një force partnere tashmë opozitare e paparë! Ishte ulë në një restorant për të dreku me familjen dhe i vjen kamarieri me marrë pagesën. Këtij?ju duk habi e madhe?.

Ndërsa më tej, Ndreu ironizon duke thënë se tashmë ky njeri ka marrë penën dhe jep mend poshtë e përpjetë dhe flet për drejtësi.

Postimi i plotë i Ndreut:

Historia Nr 1;

?..në Lezhe, tek nje restorant te ?Rana e Hedhun? tregojnë?

Na ishte njëherë një Zv Ministër i qeverisë Rama, por i një force partnere tashmë opozitare e paparë! Ishte ulë në një restorant për të dreku me familjen dhe i vjen kamarieri me marrë pagesën. Këtij?ju duk habi e madhe !

Kërkoi pronarin e lokalit!

Pronari nuk vajti! Ky ngulte këmbë që të vinte. Kamarieri kërkonte pagesën, ndersa ky Zv-ja vazhdonte të kërkonte pronarin. Pas një sërë sorollatjesh të kamarierit nga klienti Zv Minisitër te pronari i lokalit, ky i fundit i thotë kamarierit që i thuaj se i ke të paguara nga lokali.

Pas kësaj Zv-ja u qetësua dhe iku i relaksuar me drekën e paguar ?forcërisht?! Ky tani ka kap penen e jep mend poshtë e përpjetë, për politikë e për ca ti vijë në mendje ! Më vonë vijojmë me të tjera me skandaloze se kaq !?.

Lajmet e fundit nga