LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha takon ministrin gjerman/ Ja për çfarë u diskutua

24 Korrik 2018, 12:48, Aktualitet CNA
Basha takon ministrin gjerman/ Ja për çfarë u diskutua

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ministrin gjerman të Shtetit, Michael Roth.

Mësohet se në qëndër të bisedës gjatë këtij takimi ishte përmbushja e kushteve të vendosura Shqipërisë për hapjen e negociatave, që nga shteti ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit e deri tek drejtësia e pakapur politikisht.

Basha ka falenderuar ministrin Roth për angazhimin e tij personal që çështja e Shqipërisë të mos hiqej nga axhenda e vendeve anëtare gjatë Samitit të Luksemburgut.

Gjithashtu kreu i opozitës ka theksuar se ?me refuzimin që qeveria po i bën marrjes në konsideratë të kushteve te vendosura për Shqipërinë, rrezikon që edhe vitin tjetër vendit të mos i hapen negociatat.?

Sipas tij, me një qeveri të lidhur me krimin, Shqipëria e ka te pamundur të bëjë progres në rrugën drejt BE.

Për këtë lideri i opozitës solli si shembull rastin e dy ministrave të brendshëm Tahiri e Xhafa dhe përdorimin e vetingut si mjet presioni ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për t?u garantuar paprekshmërinë qeveritarëve të lidhur me krimin e të përfshirë në afera te mëdha korruptive, siç është edhe rasti i fundit me ligjin special për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Zoti Basha u ndal në mënyrë të detajuar tek reforma në drejtësi, e cila me ndryshimet dhe amendamentet e bëra nga qeveria është kthyer në padrejtësi, në pushtet ndëshkues në duart e qeverisë.

Basha e njohu ministrin gjerman me 7 propozimet e opozitës për zgjidhjen e kolapsit të krijuar nga ndërhyrjet politike pë kapjen e drejtësisë.

Lajmet e fundit nga