LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajzat bjonde janë budallaqe? Studimi i fundit tregon të kundërtën

23 Korrik 2018, 14:50, Kuriozitete CNA
Vajzat bjonde janë budallaqe? Studimi i fundit tregon të

Të gjithë besoj keni dëgjuar së paku një herë një barsoletë me bionde, ku këto të fundit dalin paksa budallaqe. Ky stereotip, më shumë sesa i ofendon biondet, në fakt ka krijuar një ide se këto të fundit janë koketa dhe duhet të trajtohen si të tilla. Mirëpo, mesa duket, u ka ardhur fundi këtyre batutave pasi një studim i ri ka konfirmuar të kundërtën.

Sipas vëzhgimeve ka dalë në pah se biondet rezultojnë me shkallë më të lartë në testin e inteligjencës sesa brunet dhe kokëkuqet. Për më tepër, biondet kanë më shumë gjasa të kenë më tepër gjene gjeniu dhe janë më të pakta kur bëhet fjalë për grupin e vajzave që performojnë dobët në testin e inteligjencës.

Ekonomisti Jay Zagorsky, pedagog në Universitetin e Ohios, është edhe nismëtari i këtij studimi duke dashur të zhdukë njëherë e përgjithmonë stereotipin e biondes. Sipas tij, vajzat bionde shihen si të bukura, por budallaçka, gjë që dëmton të ardhurat sepse punëmarrësit kërkojnë punonjëse inteligjente.

Zagorsky i mori të dhënat nga lindjet e fëmijëve biondë dhe u specifikua tek ato vajza që e kanë gjenetike të qenit bionde.

Pas vëzhgimeve të gjata se si ato kishin performuar më vonë në shkollë, u arrit në përfundimin se biondet kanë një nivel inteligjence më të lartë në provimet e mendimit kritik dhe arsyetimit.

Ky është sigurisht vetëm një studim, gjë që nuk e bën definitiv apo teori përfundimin nga ky vëzhgim, por Zagorsky beson se studime të tilla kanë shumë vlerë për të diskriminuarat pasi u jep atyre vetëbesim dhe optimizëm.

Lajmet e fundit nga