Connect with Us

“Treni elektrik brenda mandatit tjetër”/ Veliaj vetëshpallet kandidat i Bashkisë Tiranë?

Aktualitet

“Treni elektrik brenda mandatit tjetër”/ Veliaj vetëshpallet kandidat i Bashkisë Tiranë?

Publikuar

-

OPD shkund veliajn

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë ceremonisë së vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, nuk ka harruar të bëjë dhe një premtim për mandatin tjetër qeverisës.

Veliaj premtoi se brenda mandatit të ardhshëm do të ndërtohet treni elektrik pa ndotje dhe qytetarët do udhëtojnë për herë të parë nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës.

Por “Lali Eri” siç ka perferuar ta quajë veten, u vetëshpall kandidati i Bashkisë së Tiranës, ndërsa deri më sot askush nuk e ka prezantuar si të tillë.

“Besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës”, ka thënë Veliaj, ndër të tjera.

LEXO EDHE:  Dokumentet-Veliaj kapet në flagrancë/ Zbulohet mashtrimi i Bashkisë së Tiranës

Vlen të kujtojmë se në media është përfolur se Veliaj është kandidati potencial i Bashkisë së Tiranës, por ende mbetet i pakonfirmuar nga qeveria. /CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentohet motoçikleta/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksidentohet motoçikleta/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku dy persona që po lëviznin me motor janë aksidentuar.

Sipasojë e aksidentit njëri prej tyre ka rënë nga 40 metër lartësi, duke mbetur i bllokuar poshtë urës.

Ata janë dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.



Një prej të plagosurve është identifikuar si shtetasi me inicialet F.M 39 vjeç dhe banues në Sukth

LEXO EDHE:  Veliaj tregon sekretin e qeverisjes së Tiranës

LEXO EDHE:  Ktheu në Parlament ligjin për Teatrin/ Veliaj vijon sulmet ndaj Metës

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar për të zbardhur më shumë detaje./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve: Janë bastardë, armiq të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve: Janë bastardë, armiq të shqiptarëve

Avokati Spartak Ngjela, ka folur pasditen e sotme për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon dhe kërkoi që Shqipëria të mos bëjë negociata.

Ngjela tha se Greqia është me ligj lufte dhe për këtë arsye pretendon se nuk mund të ketë negociata për territorin.

“Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në kohën që Greqia është me ligj lufte, ka marrë fund. Këta e kanë lënë, sepse kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë. Këta janë në bela dhe belanë e kanë te SPAK-u”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.



Ngjela nuk u përmbajt ndaj politikanëve, të cilët i quajti ordinerë, bastardë dhe armiq të shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Veliaj tregon sekretin e qeverisjes së Tiranës

LEXO EDHE:  Maksi i plehrave fiton tenderin e Veliajt/ 1.7 miliardë lekë “rrëmbehen” me një procedure të dyshimtë

“Kryeministri aktual të na thotë që nuk e dinte, kurse ata të tjerët janë shitës ordinerë, me gjithë Presidentin që kemi sot. Unë komunikoj me 80% të shqiptarëve, që e dinë, dhe thonë se këta janë të korruptuar. Organet e reja janë ngritur për këta”, theksoi avokati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me Ramën: Më tha se SPAK i kap 4 ministra

Publikuar

-

Nga

“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me Ramën: Më tha se SPAK i kap 4 ministra

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar pasditen e sotem në studion e “Kjo Javë”,  ku bëri një deklaratë të fortë.

Ngjela tha se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

Ai zbuloi dhe një bisedë me Ramën, ku u shpreh se ky i fundit i ka thënë se i kap 4 ministra.



“Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë krerët e dy partive të mëdha janë të kapur. Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët. Madje Rama më tha që më kap katër ministra.

LEXO EDHE:  Megaskandali te Unaza/ Kryemadhi kërkon procedim penal për hartuesit e projektit

LEXO EDHE:  Ktheu në Parlament ligjin për Teatrin/ Veliaj vijon sulmet ndaj Metës

Unë s’kam burime, por jam i vëmendshëm. Njoh mirë ligjet dhe shoh impenjimin e madh të ambasadores amerikane. Ajo ka folur tre herë rresht për BKH. Ata do jenë nën hetim, sepse kanë vjedhur. Ata kanë vila, pallate. Do ikin të tërë ata që kanë vjedhur shtetin. Dhe jo vetëm ikin të tërë, por do të shpëtoni tërë nga këta. Unë jam i shpëtuar, se nuk çaj kokë nga njeri. Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE