LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal, korruptohen anëtarët e Komisionit të Vettingut?/ “Hajduti bërtet kapeni hajdutin”

23 Korrik 2018, 09:34, Aktualitet CNA
Skandal, korruptohen anëtarët e Komisionit të Vettingut?/

Komisioni i Vettingut pretendohet të spastrojë sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.

Por, në fakt, është vetë Komsioni i Vettingut që ka nevojë për spastrime.

Në koridoret e gjykatave dhe prokurorive por edhe në rrethet politike, flitet se komisionerët po paguhen nga gjyqtarë të caktuar për t?ju shtyrë datën e Vettingut, apo për t’i hequr fare nga lista.

Bëhet fjalë për shifra marramendëse.

Duke iu referuar  një prokurori kandidat-viktimë e ?fshesës? së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ne media është raportuar se  pazari është fiksuar 500 mijë USD për shtyrjen e datës së Vetingut me 1 vit, me shpresën se procesi do të jetë ?flakë kashte? e do ndërpritet si çdo proces tjetër dhe 1 milion USD, për nxjerrjen nga lista e verifikimit.

Ndërkaq, CNA.al mëson se anëtarët e Komisionit të Vettingut janë përfshirë nga paniku, pasi një pjesë jo e vogël e tyre kanë vetë probleme me pasurinë dhe nuk e justifikojnë dot.

Bëhet fjalë për prona që i kanë dhënë me qira dhe nuk i kanë deklaruar, por edhe fshehje parash.

Si mund të pretendohet se do pastrojnë sistemin e drejtësisë, njerëzit që janë vetë për tu hetuar?

?Hajduti bërtet kapeni hajdutin?, është shprehja popullore që i shkon për shtat kësaj situate.

Sipas gazetari Basir Çollaku, pothuajse të gjithë anëtratë e Komisionit ët Vettingut janë me dosje të njollosura.

Firdes Shuli, është një ish-gjyqtare në Gjirokastër e shkarkuar me akuzën për korrupsion.

Brunilda Bekteshi juriste ne OSHE, sigurisht në të gjithë atë katrahurë tenderash e akuzash nga opozita deri në përfshirjen e ndereve-tenderash nga ky institucion, ndërtuesit të vilës së Edi Ramës në Surrel. Duket se miqësitë e karrierës kanë një burim të shëndetshëm pranë mazhorancës.

Roland Ilia ka qenë më herët kandidat e G99 për deputet, duke kujtuar se ky formacion politik është krijesa e Erion Veliajt, ndonëse arritja elektorale e tyre ishte 0.7 perqind.

Valbona Sanxhaktari ish-shefe kabinetit të ministrit të PS-së Luan Memushi. Punë serioze dhe korrekte, por detyre me mandat politik.

Pamela Qirko ose Balluku motra e Belina Ballukut drejtoresha e ANTA- e vënë nën akuzë të shpeshtë nga opozita për punë delikate në Rinas.

Alma Faskaj bashkëshorte e ish-drejtorit të krimit të organizuar kur ministër ishte Sajmir Tahiri.

Lulzim Hamitaj, avokat në Romë, ka punuar në të njëjtën zyrë me avokatin  Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave?!

Olsi Komiçi ish-punonjës në Kryeministrinë e z. Rama, në sektorin antikorrupsion i proceduar penalisht për shpërdorim detyre?!

Etleda Çiftja bashkëshorte e ish-badigardit të Fatos Nano, aktualisht punonjes në gardë.

?Janë edhe dy pyetje, a është takuar Genta Bungo me Olsi Ramen kur filluan shkarkimet?, pyet gazetari Basir Çollaku, pasi ka bërë skanerin e gjithë anëtarëve të Komisionit./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga