LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në drejtësi/ Ambasadorët të varur nga Qeveria?

23 Korrik 2018, 19:37, Aktualitet CNA
Reforma në drejtësi/ Ambasadorët të varur nga Qeveria?

Procesi i reformës në drejtësi është komentuar nga Kreu i LZHK, njëherësh aleat opozitar, Dashamir Shehi, në emisionin ?5pyetje nga Babaramo?, në ?ReportTv?.

Ndërsa është shprehur se suksesi i kësaj reforme është vetëm largimi i disa gjyqtarëve me të drejtë dhe me të padrejtë, Shehi ka ?sulmuar? edhe ambasadorët, duke shprehur habinë se ku e shohin ata suksesin.

?Nëse ndërkombëtarët e shohin si sukses, ne duhet të shohim një minimum suksesi. Mund të mos jemi në nivel ambasadorësh si dije po disa gjëra i kuptojmë. Suksesi i vetem është që po largojnë disa gjyqtarë me të drejtë dhe të padrejtë. Nuk e di ku e shohin suksesin dhe përparimin këta ambasadorë që vijnë tek ne?, tha Shehi.

Ndër të tjera deputeti opozitar është shprehur se ambasadorët e kanë të vështirë ta interpretojnë Shqipërinë nën influencën e gënjeshtrës, pasi interlokutori i tyre është Qeveria. /CNA.al

Lajmet e fundit nga