Connect with Us

“Peshku i madh’ i Prokurorisë në kërkim/ Llalla me pasuri të sekuestruara, në arrati

Aktualitet

“Peshku i madh’ i Prokurorisë në kërkim/ Llalla me pasuri të sekuestruara, në arrati

Publikuar

-

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka njoftuar sot, se ka sekuestruar një sërë pasurish të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ndërkohë që ndaj Llallës, drejtësia ka ndërmarrë këto masa, ai mësohet se po qëndron në Gjermani.

Pak kohë më parë në media është publikuar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij.

Në kohën që ish-kryeprokurori duhej të paraqitej para Komisionit të Vettingut, u tha se ai strehohej në Turqi.

Shkak u bë një letër e shkruar në turqisht, një prokurë drejtuar Kolegjit të Apelimit ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.

Për drejtësinë shqiptare, ndonëse ende jozyrtarisht  Llalla tashmë konsiderohet person në kërkim.

Ai po hetohet për “Pastrimi i produkteve të veprës penale.  Përdorimi dhe investimi në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

Ndërsa, me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës ë Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme.

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës, tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë, tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë, tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë si dhe  tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

 Njoftim nga Prokuroria

Njoftim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

LEXO EDHE:  Basha në Gjermani, takon zyrtarët e lartë të vendit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.

Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë.

Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Publikuar

-

Nga

Masakra e Tivarit, tragjedia më e madhe e regjimit komunist

Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar, kur forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë vranë gati 4000 të rinj dhe burra nga Kosova.

Kjo ngjarje tragjike vazhdimisht kujtohet nga shqiptarët në Mal të Zi, kurse këto ditë doli nga shtypi libri i studiuesit Nail Draga “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve”.

Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.

Studiuesi Nail Draga vlerëson se kjo ngjarje ishte një strategji për të spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të instaluar pushtetin ushtarak atje.

Masakra e Tivarit i 1 prillit 1945 është një rast i veçantë që dëshmon për një veprim strategjik të pushtetit ushtarak dhe politik të Jugosllavisë së asaj kohe dhe animoziteti i tyre ndaj shqiptarëve për arsye se nuk mund të arsyetohet me asnjë akt një veprim i tillë gjenocidal kundër shqiptarëve pasi në atë kohë nuk ka pasur operacione ushtarake në këtë vend. Andaj qytetarët nga Kosova, të cilët në një mënyrë janë marrë peng gjoja se do të luftohet armiku në pjesën veri-perëndimore të ish-Jugosllavisë. Kjo ishte një strategji perfide e tyre për ti spastruar shqiptarët nga Kosova dhe për të realizuar vendosjen e pushtetit ushtarak të Serbisë në Kosovë”, thotë zoti Draga.

Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, këto ditë doli nga shtypi libri “Masakra e Tivarit, gjenocid kundër shqiptarëve” i përgatitur nga studiuesi Nail Draga, i cili ofron të dhëna me interes për lexuesin shqiptar.

Ky botim ofron të dhëna me interes dhe nga ana tjetër paraqet edhe përgjegjësinë e shtetit shqiptar lidhje me këtë ngjarje tragjike, përgjegjësi që shteti shqiptar asnjë herë nuk e ka trajtuar në mënyrë serioze dhe shkencore për arsye se ata ishin bashkëfajtorë dhe bashkëpërgjegjës për këtë masakër kundër shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen duhet të bëhen hulumtime në arkivat të ndryshme dhe sigurisht në arkivin ushtarak të ish- Jugosllavisë, por edhe në mjedise tjera për të gjetur materiale të mjaftueshme për këtë çështje”, shtoi zoti Draga.

LEXO EDHE:  Basha në Gjermani, takon zyrtarët e lartë të vendit

LEXO EDHE:  Gjermania shënon rënie të dëbimeve më 2020

Studiuesi Draga po ashtu vë në dukje se për Masakrën e Tivarit arkivat e shtetit në Beograd dhe Podgoricë janë të mbyllura. Megjithatë ai beson se Kosova, si shtet i pavarur, do të angazhohet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

Deri më tani në opinionin e Malit të Zi nuk ka të dhëna për këtë çështje, ndërkohë që arkivat janë të mbyllura për arsye se nuk do të pranojnë se kanë kryer krime. Sidoqoftë krimet mbesin krime dhe ato duhet të publikohen dhe duhet të zbardhën dhe të njihen opinione me ato të dhëna. Unë mendoj se në rrethana të reja kur Kosova është shtet i pavarur u takon atyre që të angazhohen drejtpërsëdrejti me qeverinë në Mal të Zi që në vendin e krimit të vendoset një pllakë përkujtimore ose të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave të kësaj masakre”, tha zoti Draga.

Zoti Draga thotë se vrasjet e djemve dhe burrave kosovarë u realizuan nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze. Të vrarët, sipas tij, nuk janë varrosur, por janë dërguar në vende të ndryshme për të humbur gjurmët e krimit, ku edhe sot varret mungojnë./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Publikuar

-

Nga

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve pro-palestinezëve në Paris

Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë turmat e vogla të demonstruesve në Paris të shtunën të cilët dolën për të mbështetur palestinezët në Rripin e Gazës, duke sfiduar ndalimin e protestës.

Shefi i policisë së Parisit Didier Lallement kishte urdhëruar dyqanet pranë pikës fillestare të marshimit të planifikuar në një lagje në veri të kryeqytetit pasi një gjykatë administrative konfirmoi ndalimin e protestës.

Autoritetet përmendën një protestë të ndaluar pro-palestineze të korrikut 2014 kundër një ofensive izraelite në Gaza që degjeneroi në dhunë dhe përleshje me policinë për të justifikuar urdhrin kundër marshimit të së shtunës.

LEXO EDHE:  Gjermani/ Fundi i viteve të arta ekonomike?

LEXO EDHE:  Largohet në Gjermani dëshmitari i Arben Frrokut

Protestat u lejuan në shumë qytete të tjera, duke përfshirë Lille në veri deri në Marsejë. Përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit ka rritur vigjilencën e autoriteteve franceze, nga frika se konflikti mund të zhvillohet edhe në Francë në formën e protestave të dhunshme, siç ka ndodhur në vitet e kaluara.VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk duam t’i lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Publikuar

-

Nga

‘Nuk duam ti lexojmë marrëzitë e tij’/ Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ‘braktisin’ Bashën

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, dhjetëra anëtarë të Kryesisë, Këshillit Kombëtar dhe themelues të PD-së kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e Lulzim Basha nga posti i kryetarit.

Megjithatë, nga Basha nuk ka pasur asnjë reflektim, ndërsa kryetari vijon me propagandën e tij se beteja sapo ka filluar.

Pas dorëheqjes së sekretarit organizativ Sahit Dollapi, demokratët kanë filluar të braktisin Bashën njëri pas tjetrit.

CNA.al mëson se në grupin e Whatsapp-it të Këshillit Kombëtar të PD, ku shpërndahet propaganda e SHQUP-it, anëtarët kanë filluar të largohen njëri pas tjetrit.

LEXO EDHE:  Migrantët nga Ballkani 99% pa asnjë shans azili në Gjermani

LEXO EDHE:  Migrantët nga Ballkani 99% pa asnjë shans azili në Gjermani

Mësohet se nga grupi është larguar jo vetëm Sahit Dollapi, por edhe anëtari i Këshillit Kombëtar Darien Xhindoli, i cili ka qenë kandidat për bashkinë e Lushnjes.

Ky largim i demokratëve vjen vetëm një ditë para se Basha të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar ku do të analizohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit  në çdo qark.

Kjo tregon edhe një herë se varka e Lulit tashmë është në mbytje e sipër dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE