LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndërkombëtarët po ruajnë Vettingun”/ LSI zbulon gënjeshtrën e Ramës

23 Korrik 2018, 15:53, Aktualitet CNA
“Ndërkombëtarët po ruajnë Vettingun”/ LSI zbulon

Kreu i LSI , Petrit Vasili, ka hedhur poshtë pretendimet e Kryeministrit, Edi Rama, se ndërkombëtarët po ruajnë Vettingun.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili është shprehur se Rama po fut në KLGJ dhe KLP, ata kandidatë që u refuzuan nga ndërkombëtarët.

Ai i ka cilësuar këto pretendime të Kryeministrit, si budallallëkun e tij të rradhës.

Postimi i plotë

Ç’dizaster kjo diarreja logjike e kryeministrit per vetingun.

Kryeministrit nuk i ndalon diarreja logjike kur flet per vetingun dhe drejtesine.
Ky qe flet per nderkombetaret qe ruajne vetingun.Ç’fare humori idiot.Ky ata kandidate qe nderkombetaret ja refuzuan se ishin nje turp dhe pa integritet ky i futi ne KLGJ dhe KLP.
Po tani pse i filloi vertet gjithe kjo diarre??
Ç’hall i madh ja shpertheu?
Ç’mik i zemres ju prek?
Ç’interes ju cenua kaq shume?
Ç’e palare trembet se i del sheshit?
Mbahu kryeminister,mblidhu dhe mos u lesho kaq fort neper diarre budalleku,se si çdo semundje edhe diarreja t’i shkurton ditet,kembet dhe….. /CNA.al

Lajmet e fundit nga