LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko i shqetësuar në sallën e Kuvendit/ Çfarë po ndodh me ministrin e Ramës?

23 Korrik 2018, 09:01, Aktualitet CNA
Majko i shqetësuar në sallën e Kuvendit/ Çfarë po

Kuvendi është mbledhur sot në një seancë plenare, e fundit për këtë sesion parlamentar. Në seancën e sotme është rifutur për votim edhe pr.ligji i shumëdiskutuar për Magjistraturën.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallë, ndërsa LSI kërkon 10 minuta pushim për një mbledhje të grupit parlamentar.

Por, një detaj tjetër që ra në sy që në nisje të seancës plenare, është ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili siç duket edhen nga fotoja e mëposhtme duket i shqetësuar dhe nervoz.

Kujtojmë këtu se në seancën kur u miratua pr.ligji që i hap rrugë shembjes së teatrit Kombëtar, Majko nuk e votoi, por braktisi punimet e seancës. Në media u raportua edhe për një përplasje të majkos me Ramën, dhe madje u tha që ministri ka paraqitur dorëheqjen, por nuk është pranuar nga kreu i qeverisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga