LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Adriatik Llalla, nga buka e misrit me dhallë te pasuritë miliona euro”

23 Korrik 2018, 17:06, Aktualitet CNA
“Adriatik Llalla, nga buka e misrit me dhallë te pasuritë

Pas sekuestrimit të disa prej pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili është nën hetim për pastrim parash, ka reaguar gazetari Bledi Mane.

Në një postim në rrjetet sociale, Mane ka shpërthyer në akuza ndaj ish-kryeprokurorit Llalla, sepse ky i fundit e kishte poshtëruar aq shumë, sa sipas tij nëse do të kishte qenë një tjetër koleg i tij do të kishte kërkuar azil politik diku jashtë.

?Më ka nxirë jetën, me ka masakruar sistematikisht keta 24 muajt e fundit aq sa nese do ishte nje gazetar tjeter do kerkonte azil politik diku gjetkë ose do vetëvritej.
Gjithesesi une qendrova stoik dhe me qetesi perjetova gjithe poshtersite qe nje zyrtar i larte i shtetit shqiptar thurri kunder nje gazetari.
Adriatik Llalla tentoi te me shkaterronte jeten por sot jeta e tij u ngjyros me ngjyre gri te errët. Disa nga pronat e sekuestruara tregojne me se miri sesi nje sherbetor i taksapaguesve shqiptarë paska bere kerdine me lekët e dhuruara nga kriminelet?.

Më tej Mane shkuan se sot nuk ndjeht triumfues përbalë tij, por i poshtëruar sepse organin e akuzës e paska drejtuar një latifondist, që blinte toka për t?ua dhënë oligarkëve.

?Une sot nuk ndjehem i lumtur si triumfator, ndjehem i poshteruar pse organin e akuzes e paska drejtuar nje latifondist qe blinte siperfaqe toke pa fund per t’ua dhene më vonë ndertuesve oligarkë.
Nje ish Kryeprokuror qe zbriti ne Tirane nga nje fshat i humbur i Gramshit ku deri dje neper dasma ngrinin dolli me dhallë dhe sot nuk egziston as ne google map. Nje rrob i paushyer me bukë por i ngopur me leksione hakmarrjeje?.

Në përfundim të statusit të tij, Mane tregon dhe arsyen e reagimit të tij pikërisht në këtë moment.

?Doni ta dini pse reagova sot?
Me shqetesojne zengjinet e rinj te Tiranës, halabaket qe kurre nuk do te behen aristokrate. Keta mysybeter si puna e ketij Adriatik Llalles qe u pompuan nga politika por që po shfryhen çdo ditë nga trysnia e mëkateve.
Tani po e kuptoj pse Tirana paska kaq shumë spitale private. Leku i tyre atje do përfundojë!!!
Te fala Tik Llalles qe ka ikur me pushime ne Greqi se Rovena Gashit ia bëj vetë të falat!?,- përfundon Mane. /CNA.al

Lajmet e fundit nga