LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi kabullin e ndriçimit/ I mituri bie në pranga

22 Korrik 2018, 17:38, Aktualitet CNA
Vodhi kabullin e ndriçimit/ I mituri bie në pranga

Policia e Korçës ka ndaluar dy adoleshentë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 25 metër kabuj ndriçimi, në rrugën Korçë-Drenovë, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme.

Në pranga ra 17 vjeçari me iniciale A.K, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij 14 vjeç, DH.T, u vendos procedim në gjëndje të lirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Korçës.

Komunikata e plotë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.K, 17 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Dh.T, 14 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pasi më datë 21.07.2018, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, në rrugën Korçë-Drenovë, dyshohet se kanë vjedhur 25 metër kabëll bakri të ndriçuesve të kësaj rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë bazuar në nenin 134 /2 të Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga