LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunoi punonjësin e hipotekës/ Arrestohet 44 vjeçari

22 Korrik 2018, 16:54, Aktualitet CNA
Dhunoi punonjësin e hipotekës/ Arrestohet 44 vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Mondi Mekolli, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas, për shkak të detyrës ka goditur punonjësin e zyrës së ZVRPP në Pogradec, E.P 31 vjeç.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Komunikata e plotë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim policor:

Mondi Mekolli, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 16.07.2018, në lagjen nr 2 në Pogradec, dyshohet se ky shtetas për shkak të detyrës, ka goditur me grushta punonjësin e zyrës së ZVRPP-Pogradec, shtetasin E.P, 31 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec parashikuar nga neni 237 i  Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga