LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për tenderin prej 35 milion eurosh/ Kërkohet dorëheqja e ministrit

22 Korrik 2018, 16:01, Aktualitet CNA
Akuzohet për tenderin prej 35 milion eurosh/ Kërkohet dorëheqja e

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sipas tyre po vazhdon të shpallë tendera në mënyrë abuzive.

Rasti më i fundit sipas aleancës, është tenderi prej 35 milion eurosh për centralizimin e laboratorëve biokimikë në nivel qendror, raporton “Lajmpress”.

Sipas tyre, fituese e tenderit është shpallur një kompani e dyshimtë, e cila udhëhiqet nga njerëz pa përvojë.

Aleanca për Shqiptarët kërkoi që ky projekt të ndërpritet menjëherë dhe ministri të japë dorëheqjen, pasi ky është një nga skandalet e shumtë gjatë mandatit të tij.

Lajmet e fundit nga