LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZGJIDHJA sfidon PD dhe LSI: Të nënshkruajnë kontratën Proteatër

21 Korrik 2018, 08:26, Aktualitet CNA
ZGJIDHJA sfidon PD dhe LSI: Të nënshkruajnë kontratën

Partia ZGJIDHJA mbështet thirrjen e studiuesit të njohur Aurel Plasari për krjimin e një fronti opozitar dhe për nënshkrimin e një kontrate të përbashkët Proteatër.

ZGJIDHJA është e gatshme ta nënshkruajë menjëherë. Ajo fton partitë politike, shoqatat, organizatat, grupimet dhe individët që vijojnë të protestojnë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar t?i bashkohen propozimit të Aurel Plasarit.

Votat e deputetëve të partisë ZGJIDHJA, që do të jenë pjesë e Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e lira dhe të barabarta, do t?i bashkohen vullnetit të kësaj kontrate për të zhbërë votimin e projektligjit për teatrin më 5 korrik 2018, si antikushtetues dhe antiligjor.

Kush shkel ligjin sot, do të paguajë nesër, ndaj çdo kullë që do ngrihet mbi truallin publik të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental do të rrëzohet, ndërsa ndërtuesi do të detyrohet ta dëmshpërblejë prishjen e teatrit.

Partia ZGJIDHJA fton shoqatat, organizatat, grupimet, individët, partitë opozitare parlamentare, veçanërisht PD dhe LSI, që të firmosin këtë kontratë të përbashkët Proteatër të propozuar nga studiuesi Plasari.

Pëligjshmëria në këtë vend do të marrë fund vetëm kur të vendosen zgjedhjet e lira dhe të barabarta.

Lajmet e fundit nga