LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulimi tronditës/ Serbia po i shet armë grupeve terroriste

21 Korrik 2018, 18:05, Aktualitet CNA
Zbulimi tronditës/ Serbia po i shet armë grupeve terroriste

Amnesty International ka urdhëruar Serbinë të mos i shesë më armë Kamerunit.

Kjo organizatë ka thënë për BIRN, se Zastavat M21 të importuara nga Serbia, u përdorën në ekzekutimin pa gjyq të dy grave dhe dy fëmijëve të vegjël.

Kreu i AI, Patrick Wilcken, u shpreh se kjo nuk është hera e parë që kamerunasit përdorin armë të vogla serbe për të kryer ekzekutime por është kthyer në sistematike.

Ndërkohë nga Ministria e Tregtisë dhe ajo e Mbrojtjes në Serbi, nuk ka ende asnjë reagim.

Në raportin e shtatorit të BIRN, u zbulua se ë Kamerun dhe Nigeri ishin kapur pamje mitralozash serbë Coyote, mesa duket, të marra nga luftëtarët e Boko Haram.

Më 12 korrik, Amnesty raportoi se kishte mbledhur prova të besueshme se ishin ushtarë të Kamerunit ata që shfaqeshin në një video ku kryheshin ekzekutimet e tmerrshme jashtëgjyqësore të dy grave dhe dy fëmijëve të vegjël?.

Issa Tchiroma Bakary, Ministri i Komunikimit i Kamerunit, e hodhi poshtë këtë video si lajm të rrem, por tha se autoritetet do të zhvillonin një hetim.

?Provat që kemi ofruar përbëjnë një bazë të fortë për të sugjeruar fuqimisht se individët që kryejnë këto mizori janë anëtarë të forcave të armatosura të Kamerunit”, tha Samira Daoud, zv/drejtoreshë e zyrës së Amnesty International për Afrikën Perëndimore.

Paul Biya, i cili ka qenë president i Kamerunit për 36 vjet, po përballet me akuza për abuzime brutale të të drejtave të njeriut.

Më 13 korrik, Associated Press raportoi, se Biya është një nga liderët që ka ndenjur më gjatë në krye të vendit dhe se ai mbikëqyr një vend afrikan që po përballet me një lëvizje separatiste anglofone dhe kërcënimin nga ekstremistët e Boko Haram, që kalojnë kufirin nga Nigeria.

Lajmet e fundit nga