LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vampiri" rus/ Masakroi të dashurën dhe u ushqye me organet e saj

21 Korrik 2018, 19:21, Aktualitet CNA
"Vampiri" rus/ Masakroi të dashurën dhe u ushqye me organet

Ritet e vrasësve serial shndërruan në kanibal një 21 vjeçar nga Rusia.

Dmitry Luchin goditi  25 herë me një shishe vere  të dashurën 45 vjeçare, përpara se tja copëtonte trupin me hanxhar.

Më pas ai i nxorri organet e brendshme dhe i hëngri trurin, ndërsa po e shoqëronte me gjakun e saj.

Akti makabër ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Grave, në apartamentin e viktimës në Valdai.

Para policisë, 21 vjeçari pranoi se ndjente kënaqësi seksuale nga sulmi, ndërsa shtoi se e kreu vrasjen për t’u frymëzuar që të shkruante poezi.

Ndërkohë Luchin kërkoi një seancë me dyer të mbyllura, kërkesë e cila u refuzua nga Gjykata.

Ai tashmë do të përballet me burgim të përjetshëm, për akuzat e “vrasjes” dhe “përdhosjes së viktimës”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga