LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

21 Korrik 2018, 17:31, Aktualitet CNA
Superaksion i policisë/ Sekuestrohen 26 mijë rrënjë kanabis

Operacioni i koduar ?Kopshti sekret?, ka çuar në prangat e policisë  italiane 18 persona.

Gjatë aksionit janë zbuluar 3 plantacione të mëdha me 26 mijë bimë kanabisi.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike i përkiste Emanuele Mancusos, djalit të njërit prej kokave të organizatës kriminale ?Ndraghetta?, i quajtur ?inxhinieri?.

Nga hetimet u zbulua, se aktiviteti menaxhohej nga njerëz të Mancusos, ndërsa si punëtorë ishin njerëz të kombësive të ndryshme.

Ndërkohë policia bën me dije, se nëse kanabisi do të hidhej në treg, do të kapte shifrën e 20 milion eurove. /CNA.al

Lajmet e fundit nga