LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkaktuan 24.3 milion lekë dëm ekonomik/ Kallëzohen penalisht 11 zyrtarë

21 Korrik 2018, 16:10, Aktualitet CNA
Shkaktuan 24.3 milion lekë dëm ekonomik/ Kallëzohen

Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në Prokurori, 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për shkelje të dispozitave ligjore të prokurimit publik.

Shkeljet janë kryer në komunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Bashkinë e Lezhës.

Sipas KLSH, dëmi llogaritet 24.3 milion, ndërsa impakti negative në buxhet është 20.4 milion lekë.

Auditimi i bërë nga KLSH, i përket periudhës 1 janar 2013 deri në  31 dhjetor 2015.

Njoftimi i plotë

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 250/1, datë 05.03.2018, ka përfunduar auditimin në ish-komunat Zejmen, Shënkoll, Ungrej, Kallmet, Dajc, Kolsh dhe Blinisht, sot Njësi Administrative e Bashkisë Lezhë për periudhën 01.01.2013 deri më 31.7.2015, me objekt: ?Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare?.

Me Vendimin nr. 51, datë 19.06.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 250/9, datë 19.06.2018, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Lezhë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën 24.3 milion lekë dhe me impakt negativ në buxhet për vlerën 20.4 milion lekë.

– Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, në vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte në vlerësimin e dokumentacionit për procedurat e prokurimit në ish-Komunën Blinisht ?Rikonstruksion i rrugës së shkollës Kallmet i madh (faza I)?, me fond limit 2,266,224 lekë, në ish-Komunën Ungrej ?Ndërtim ure auto 2HD, 10 m mbi përroin e Kalivaçit? me fond limit 10,085,039 lekë, ndër të cilat:

– Janë kryer veprime të cilat kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit, për vlerën 14,984,750 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fitues e Operatorit Ekonomik me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas Dokumenteve Standarde të Tenderimit, në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ?Për Prokurimin Publik?, i ndryshuar dhe VKM nr. 1 datë 10.07.2007 ?Për Rregullat e Prokurimit Publik?, i ndryshuar.

– Në ish-Komunën Zejmen janë kryer veprime financiare me dëm ekonomik në vlerën 1,964,300 lekë, duke mos justifikuar me dokumentacion ligjor burimin e përdorimit të tyre, në kundërshtim me UKM nr. 2 datë 13.05.2005, Kreu I pikën 3.1 dhe 8.3; ligjin nr. 10296, date 8.07.2010 ?Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin? neni 4/26, neni 9/4, neni 12/3; me UMF nr. 30, datë 27.12.2011 ?Për menaxhimin e aseteve në sektorin publik? pika 35, 36, 37, 38, 42, 43 dhe 44, 52, 54.

Gjithashtu dhe për pengesën ndaj grupit të auditimit të KLSH, për zbatimin e programit të auditimit nga mos dorëzimi i dosjeve të procedurave të prokurimit të zhvilluara gjatë periudhës 01.01.2013-31.07.2015.

Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kërkuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me shkresën nr. 250/10, 11 dhe 12 datë 22.06.2018 kallëzim penal ndaj 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në ish-Komunën Blinisht për 5 (pesë) zyrtarë dhe ish-zyrtarë; N. K. me detyrë ish-Sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e Kryetarit të KVO, S. L. me detyrë Administrator në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO, F. M. me detyrë specialist në Zyrën e Taksave vendore në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO, E.O. me detyrë ish- arkivist, në cilësinë e anëtarit të KVO, N. Ll. me detyrë Specialist Pyjesh në NJA Blinisht, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-Komunën Ungrej për 4 (katër) zyrtarë; Gj. Gj. me detyrë Administrator në NJA Ungrej, në cilësinë e titullarit të autoriteiti kontraktor, D. D. me detyrë ish- Përgjegjës i Zyrës së Financës, në cilësinë e Kryetarit të KVO, Gj. N. me detyrë Nënpunës i Gjendjes Civile në NJA Ungrej, Z. P. me detyrë ish- Sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-Komunën Zejmen për 2 (dy) ish-zyrtarë; A. B. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Zejmen dhe V. B. me detyrë ish-Përgjegjës i Zyrës së Financës, për konsumimin e elementëve të veprave penale ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike?, ?Përdorimin e fondeve pa dokumentacion mbështetës ligjorë? dhe ?Shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga