LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Leksionet” e Gisele Bundchen

21 Korrik 2018, 11:15, Lifestyle CNA
“Leksionet” e Gisele Bundchen

Më e paguara në historinë e modelingut, e kthyer tashme në ikonë të pasarelave, Gisele Bundchen ka vendosur të rrëfejë gjithçka në një libër. I pari për të, me titull ?Lessons? ose ?Leksione?, libri tregon sfidat me të cilat është përballur supermodelja.

Një rrugëtim në kërkim të vetvetes, ku përballet me anët e errëta, pasiguritë, ndjeshmerinë negative, luftë e cila kishte një qellim, të pranonte veten.

Nëne e dy fëmijëve, bashkëshorte prej nëntë vitesh e Tom Brady dhe aktiviste mjedisi, Gisele thotë se qëllimi është të ndihmojë të gjithë ata që kanë përjetuar eksperienca të ngjashme.

Libri pritet të dalë në shitje më dy tetor dhe të ardhurat do të shkojnë për mbrojtjen e burimeve hidrike për brezat e ardhshëm.

Lajmet e fundit nga