LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku milioner/ Zbulohet si u pasurua Erion Veliaj

21 Korrik 2018, 10:52, Aktualitet CNA
Kryebashkiaku milioner/ Zbulohet si u pasurua Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj,  apo ?Lali Eri?, siç etiketohet në publik, bën jetën e një milioneri.

Të paktën, kjo reflektohet nga të ardhurat që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI.

Nga një qytetar i varfër që ishte dikur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë se jetonte duke shitur fiq, sot, ai  jeton në një tjetër stad ekonomik.Duke shitur fiq apo jo, Veliaj, rezulton milioner.

?S?kam kompleks nga jeta ime, as nga varfëria me të cilën jam rritur, as nga familja dhe as nuk kam vrarë njeri. Nuk kam kompleks që kam shitur fiq në Pazarin e Ri dhe as që kam ikur në këmbë në emigracion. Se çdo shqiptar i ndershëm, në kushte të vështira ka shkuar në emigracion. Të tallesh me ta është pafytyrësi?, ka thënë Veliaj,  gjatë fushatës elektorale, kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Çështja e pasurimit nëpërmjet fiqve është komentuar dhe ironizuar tej mase.

Së fundmi ka qenë gazetari Basir Çollaku që me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar me ?fiqtë? e Veliajt.

?Një kg fiq 600 lek të rinj, ndaj u pasurua shpejt kryebashkiaku Veliaj?, ka ironizuar Çollaku, duke n shoqëruar postimin me një foto me fiq.

Lajmet e fundit nga