LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Imagjino.. ..të të qeverisë Monika

21 Korrik 2018, 20:16, Aktualitet CNA
Imagjino.. ..të të qeverisë Monika

Nga Artur Ajazi

Disa  ditë më parë në një postim në fb, Monika Kryemadhi kryetarja de facto e LSI, deklaronte me mburrje se (nënteksti) ?qeverisja ime dhe e partisë time, do ta shpëtojë Shqipërinë nga droga, korrupsioni, kapja e shtetit , trafiqet, ndaj sa më parë të largojmë Ramën dhe në vendin e tij të vij unë?.

Pra Monika e LSI, pas dështimit me ?opozitën e bashkuar dhe krushqisë me Lulzim Bashën?, pas largimit të shumicës së drejtuesve dhe militantëve dhe pas shkatërrimit  fizik dhe politik  të partisë saj, tashmë  kërkon të qeverisë.

Një imagjinatë e shfrenuar të cilën vetëm kryetarja de facto e LSI mund ta ketë. Imagjino të të qeverisë Monika dhe LSI, imagjino të votosh (larg qoftë) për të bërë kryeministre Monikën e LSI, imagjino të qeverisesh nga kryetarja e një  force politike  që nuk quhet sot as parti, imagjino të qeverisesh me  ministra të një partie që qysh nga dita e parë e krijimit, të urdhëruar  kanë  ikur sa majtas dhe sa djathtas. Imagjino të qeveriset  ky popull nga Monika  dhe LSI, pas  asaj që hoqi, dhe që  i panë sytë në fushatat  elektorale  nga shtabet e terrenit.

Të kërkosh të qeverisësh vendin kur  ke dhjetra ish-drejtues institucionesh të shkarkuar, penalizuar  dhe arrestuar për lidhje me aferat korruptive, të kërkosh të qeverisësh vendin kur nuk  ke as struktura dhe forume funksionale drejtuese të partisë, të  kërkosh të qeverisësh vendin kur nuk ke as parti madje , kjo është ose lajthitje ose një kurajo momentale  që fashitet shpejt.

Por ja që Monika i bëri  thirrje shqiptarëve që ?të ngrihen të rrëzojnë Edin dhe ti besojnë asaj qeverisjen e vendit, ?për të pastruar brënda 3 muajve  krimin, korrupsionin, dhe trafiqet  nga institucionet e shtetit?.

Duket se ndarja  dhe dështimi me PD dhe Lulzim Bashën (pas trysnisë që ky i fundit kishte nga aleatët) e ka shtyrë Monikën  të mendojë seriozisht për eksperimente të reja politike .

Ajo tashmë nuk kërkon të bëjë  opozitaren, por kërkon qeverisjen , kërkon të jetë kryeministre e vendit, kërkon të ?spastrojë institucionet nga droga dhe korrupsioni?, madje duke deklaruar edhe afate 3 mujore. Në fakt  për momentin në të cilën gjendet  partia e Monikës,  e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje që mund të vetëshpallësh në portale dhe fb, është pikërisht  imagjinata.

Pra  hidh çizme, shkul mikrofona, ngjirru  duke thirrur dhe duke sharë nga foltorja,  shkruaj, deklaro, kërko, premto, bëj thirrje të të votojnë, akuzo ?kundërshtarin politik?, dhe syno të kapësh ose kryeministrin, ose ndonjë ministri duke bashkëqeverisur.

Vallë  ky është  niveli politik, që duhet të kenë sot krerët  e partive në këtë vend , vallë  kjo është stradegjia dhe platforma ideore e një partie politike  që pasi dështon duke bërë disa muaj opozitën, kërkon papritur  të hyjë në qeverisje  duke përdorur  fb ?

Dihet  tashmë se shumica e   politikanëve në Shqipëri, nuk kanë as staturën, dhe as qëndrueshmërinë e duhur intelektuale për të qenë liderë  të partive të tyre. Kjo  pasi ata kanë varësi nga paraja, pasuria  hipotekore që disponojnë, duke përdorur partinë  dhe ?ushtarët? që kanë punësuar në partinë e tyre.

Duke qenë të pasur, natyrisht  ky soj politikanësh  egoistë  dhe të dështuar, kanë arritur  që  në tranzicionin  e stërgjatë  demokratik  të  këtij vendi, të ngrenë në sistem  tarafet e tyre, duke i kthyer në celula  propagandistike.

Të ringrihesh në kufijtë e normalitetit  politik, do të thotë të arrish  nivelin  maksimal  të besueshmërisë  në shumicën e popullit. Dhe pikërisht këtë arritje (shpresën dhe besimin tek shqiptarër)  nuk e ka dhe zor  se do ta ketë  ndonjëherë LSI e Monikës.

Por  pavarsisht se edhe vetë Monika po e sheh, se si partia që ngriti  Iliri  po  shkërrmoqet  dita-ditës, sërish  ajo ka kurajon  të kërkojë  të qeverisë  e vetme  ose të bashkëqeverisë me njeriun që  çdo ditë  e etiketon, e shan, dhe akuzon se ?është e keqja  më e  madhe  e  këtij vendi?.

Kaq të mendosh, dhe  të thuash pastaj, imagjino  të qeverisesh nga Monika ?

 

Lajmet e fundit nga