LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

WhatsApp në teleashe/ Ja arsyet se pse limitoi transfertat e mesazheve

20 Korrik 2018, 21:10, Aktualitet CNA
WhatsApp në teleashe/ Ja arsyet se pse limitoi transfertat e mesazheve

Mesazheria WhatsApp njoftoi sot limitimin e transfertave të mesazheve në Indi, një masë e destinuar për të frenuar përhapjen e ?fake news? që kanë shkaktuar një vale dhune të përgjakshme në këtë vend të Azisë Jugurore.

?Zërat në internet rreth pranisë së pretenduar të rrëmbyesve të fëmijëve i kanë kushtuar jetën 20 personave si pasojë e vrasjeve në mbarë Indinë këto dy muajt e fundit?, sipas medias lokale.

Situata është kaq e rëndë sa qeveria indiane ka kërcënuar këtë javë me ndjekjen penale të platformave në pronësi të Facebook duke theksuar se si kanal komunikimi për informacionet e rreme, nuk mund t?i shpëtojë përgjegjësive.

Me më shumë se 200 milionë përdorues, India është tregu i parë i WhatsApp. Indianët marrin çdo ditë një numër rekord mesazhesh dhe imazhesh.

Lajmet e fundit nga