Connect with Us

Prokurorja Gashi ‘shuplakë’ KPK-së/ Zbardhet letra denigruese

Aktualitet

Prokurorja Gashi ‘shuplakë’ KPK-së/ Zbardhet letra denigruese

Publikuar

-

Rovena Gashi ka munguar sot në mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokurorja e pezulluar nuk u paraqit në seancë, dhe as avokati i saj.

Gashi në analizën e bërë prej 27 faqesh shkruan se “KPK e ka marrë vendimin për të 8 muaj më parë”, duke akuzuar kështu për një proces të pabarabartë vlerësimi ndaj saj. Sipas Gashit KPK-ja e ka marrë vendimin 8 muaj më parë, duke e parashikuar shkarkimin e saj, më tej prokurorja shprehet  se ky vetting është i qëllimshëm.

Ajo thekson gjithashtu se KPK është kthyer në arenë diskreditimi publik ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor, ndërsa shton se ka zgjedhur të ndjekë në rrugë ligjore çështjen e saj, përpara një gjykate ku të dëgjohet, shkruan Gashi ne letren e plote te zbardhur nga Shqiptarja.com

Dy muaj më parë, Arta Marku pezulloi nga detyra Rovena Gashin dhe bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

Kjo është hera e parë që një subjekt vlerësimi nuk paraqitet në KPK.

Shqiptarja.com ka zbardhur letrën e plotë të Rovena Gashit drejtuar KPK-së:

 

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e përbërë prej Komisionerëve; Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko, i pamundësuan subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore të datës 20.07.2018 ora 09:45.

Trupa gjykuese e KPK, nëpërmjet e-mail-it zyrtar të datës 19.07.2018, ora 18:04, ka intimiduar subjektin e rivlerësimit Rovena Gashi, duke i bërë të ditur asaj, në mënyrë të shkruar, faktin se, paraqitja prej saj e kërkesave procedurale, në ushtrim të së drejtës për proces të rregullt ligjor, do të mbahet parasysh prej kësaj trupe gjykuese në vlerësimin e subjektit. Këto kërkesa procedurale, shumë dinjitoze të subjektit, të cilat reflektojnë shkelje të lejuara gjatë këtij procesi, e që janë bërë objekt shqyrtimi edhe në Gjykatën e Strasburgut, në vlerësimin e kësaj trupe gjykuese përbëjnë thjesht zvarritje për një proces nul, që nxiton të shpallë një vendim të marrë ndaj subjektit të rivleresimit, Rovena Gashi, që në datën 30.11.2017.

Duke ç’armatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do t’a shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese, që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.

Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, atehërë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë.

Por, në një raport analitik, 27 faqe, prokurorja Rovena Gashi argumenton shkeljet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të cilat gjenden të përmbledhura në vijim:

 

  1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu garantua zhvillimi i procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme.

Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi nuk iu dha, menjëherë pas caktimit të trupit gjykues që do të kryente procesin e saj të rivlerësimit, mundesia për të ngritur pretendime mbi ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit me anetarët e trupit gjykues..

 

  1. Procesi i rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi ishte i papagjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.

Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi e ka kryer hetimin administrativ ndaj saj nën dyshimin e ekzistencës së situatës së konfliktit të interesit, përsa kohë që subjektit iu dha mundësia për të ngritur pretendime rreth ekzistencës së këtyre pengesave vetëm pasi kjo trupë gjykuese kishte mbyllur hetimin e saj administrativ.

 

  1. Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi dështoi në dhënien e garancive këtij subjekti se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Me Shkresën kthim përgjigje, dërguar subjektit të rivlerësimit në datën 06.07.2018, KPK konfirmoi se, në përbërje të trupës gjykuese të subjektit të rivleresimit Rovena Gashi, në cilësinë e Relatores, me rol dhe funksion ligjor determinant në procesin e saj të rivlerësimit dhe të hetimit administrativ, nga data 30.11.2017-15.03.2018, ka vepruar Komisionerja Suela Zhegu, në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me subjektin e rivlerësimit.

 

  1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, iu bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore të saj, gjatë kësaj procedure.

Me Shkresën Kthim përgjigje të datës 06.07.2018, KPK deklaroi se Relatorja Suela Zhegu e këtij trupi gjykues të subjektit të rivlerësimit ka dhënë dorëheqjen në daten 15.03.2018, ndërsa me Vendimin Nr.5191/1 Prot, datë 11.07.2018, KPK deklaroi se, në datën 15.03.2018 është bërë përjashtimi i Relatores Suela Zhegu nga përbërja e trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit. Pavarësisht nëse ishte dorëheqje apo përjashtim, shkresat e KPK konfirmojnë pretendimet e subjektit të rivlerësimit për ekzistencën e situatës së konfliktit të interesit ndërmjet saj dhe Relatores Suela Zhegu,

LEXO EDHE:  I denoncuar për pronat/ Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtarit Zihni Shahu në 13 vite

 

  1. Hetimi adminitrativ që kreu, kryesisht, kjo trupe gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi është i pavlefshëm.

Dhënia e dorëheqjes apo përjashtimi i Relatores Suela Zhegu, të trupës gjykuese të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi në datën 15.03.2018, ndërkohë që ajo kishte marrë detyrën dhe kryer hetim administrativ ndaj këtij subjekti prej datës 30.11.2017, konfirmojnë moskryerjen e detyrës nga ana e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të kërkuar fillimin e procedimit disiplinor ndaj komisioneres Suela Zhegu, e cila nuk kishte dhënë dorëheqjen në ditën e marrjes së detyrës, më 30.11.2017; nuk kishte dhënë dorëheqjen brenda 15 ditëve nga hedhja e shortit, ndërkohë që, në përfundim të hetimit administrativ që kishte kryer ndaj subjektit të rivlerësimit, dha me vonesë dorëheqjen, për të njëjtat shkaqe, rreth ekzistencës së të cilave ajo ishte në dijeni që në fillim të detyrës.

 

  1. Hetimi administrativ i zhvilluar ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi nuk ishte i gjithëanshëm dhe rezulton të jetë i paplotë.

Nëpërmjet Njoftimit të datës 26.06.2018 dhe Vendimit Nr.3, datë 06.07.2018, KPK ka konfirmuar faktin që ndaj subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, në kundërshtim me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.2 datë 18.01.2017 dhe me përcaktimet e Ligjit Nr.84/2016, trupa gjykuese e rivlerësimit të saj, ka vendosur që këtij subjekti t’i hetohet dhe të vlerësohet vetëm rreth kriterit të pasurisë, ndërkohë që objekt i procesit të rivlerësimit janë të trija kriteret së bashku dhe në mënyrë të pandshme, ai i pasurisë, figurës dhe profesionalizmin, pavarësisht nga fakti që njeri kriter mund të dominojë mbi tjetrin apo mund të jetë determinant në marrjen e një vendimi prej trupës gjykuese ndaj subjektit të rivlerësimit.

 

  1. Subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, nuk iu dha asnjë mundësi reale për ushtrimin e barrës së provës dhe iu mohua e drejta e realizimit efektiv të mbrojtjes.

Trupa gjykuese e procesit të rivlerësimit të subjektit Rovena Gashi, i pamundësoi asaj ushtrimin e së drejtës për t’u dëgjuar dhe pjesëmarrjen reale, efektive të saj në seancë dëgjimore, duke i hequr mundësinë e dhënies së shpjegimeve dhe bërjes së vlerësimeve, nëpërmjet analizës së provave të kundërta, për të cilat ky subjekt i kishte kërkuar kësaj trupe gjykuese marrjen dhe që kjo trupë gjykuese ishte e detyruar t’i merrte, për të treguar, të paktën formalisht, që i dha mundësi subjektit të ushtronte barrën e provës dhe të drejtën e mbrojtjes gjatë procesit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka pranuar asnjë nga 38 provat e kërkuara prej subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që të japë shpjegime, pa prova, për rezultatet paraprake të hetimit administrativ, të filluar prej këtij organi dhe të zhvilluar vetëm prej tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka kërkuar subjektit të rivlerësimit që këto shpjegime, vetëm me fjale, e jo mbi prova, t’i paraqesë brenda një ditë e gjysëm nga momenti i dërgimit të njoftimit për seancën dëgjimore, duke përfshirë në këtë afat edhe ushtrimin prej subjektit të rivlerësimit të së drejtës për të caktuar apo zgjedhur mbrojtës dhe të drejtën e mbrojtësit për t’u njohur me aktet dhe detyrimin e mbrojtesit për të realizuar mbrojtjen, ndaj një procedure administrative 7 mujore që  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zhvilluar rreth subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

  1. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe kjo trupë gjykuese i kanë mohuar subjektit të rivlerësimit, Rovena Gashi, të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar në këtë procedurë administrative që do të vendosë mbi të drejta themelore të saj dhe që kanë të bëjnë me të drejtën e punësimit, të ushtrimit të profesionit, të drejtën e pagës, të përparimit në karrierë, të gëzimit të reputacionit e të jetës private e familjare.

Caktimi formalisht i seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, i pamundësoi paraqitjen realisht asaj në këtë seancë.

Është e konfirmuar tashmë se, për të gjitha pretendimet e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi mbi shkelje të kryera prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë zbatimit të procedurave dhe zhvillimit të hetimit në kuadër të subjektit të rivlerësimit të saj, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është regjistruar për gjykim, në mënyrë prioritare dhe me përparësi, një çështje tjetër gjyqësore të pavarur, për të cilën është njoftuar në mënyrë urgjente edhe shteti Shqiptar.

Subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, do të paraqitet përpara asaj Gjykate të nderuar, e cila ka dhënë garancitë e nevojshme për dëgjimin realisht të saj, para se të marrë një vendim mbi të drejta kaq të rëndësishme dhe themelore për subjektin e rivlerësimit.

Për të gjitha sa më lart, duke qenë se, pa një proces të drejtë, nuk mund të ketë kurrësesi një vendimmarrje të drejtë, subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi, kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fundit i 20- vjeçares që u vetëvra: Në jetë lër gjurmë që kur të mos jesh më të të kujtojnë

LEXO EDHE:  Kaloi në “sitë” nga KPK/ Zbardhet vendimi për Elida Kaçkinin

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Kaloi në “sitë” nga KPK/ Zbardhet vendimi për Elida Kaçkinin

LEXO EDHE:  Trump i dërgon letër Ramës/ Ja çfarë shkruan presidenti amerikan

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE