LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ndalen bastet për Top Channel/ Tallje me largimet

20 Korrik 2018, 09:42, Aktualitet CNA
Nuk ndalen bastet për Top Channel/ Tallje me largimet

Top Channel është përfshirë në një fushatë spatrimi që pas ardhjes të Ben Blushit në krye të këtij televizioni.

Mbi  50 të larguar, është bilanci i prodhuar nga dëbimet ?made in Blushi?.

Janë pikërisht këto largime që në rrjetet sociale, kanë përçuar humor, madje deri në atë pikë sa janë  sugjeruar edhe baste për largimin e Ben Blushit nga Top Channel dhe stoikët e këtij televizioni.

Ironia në rrjete vijon edhe për emrat më  të njohur të këtij televizioni, të cilët, futen në kategorinë e të paepurve, që i kanë mbijetuar çdo lloj krize në Top Channel përgjatë viteve.

Filip Çakuli dhe Alban Dudushi, janë dy emrat e tjerë që janë sugjeruar për t?u kuotuar dhe sipas koeficientëve të mbledhur, kanë më shumë shance për të qëndruar në Top Channel se Ben Blushi.

Koeficenti që Filipi do të largohet nga Top Channel është 5, 75%,  Alban Dudushi, ka 3.7%, Ben Blushi me 1,15%, ndërsa të tjerët me 1.2%.

Kështu sipas koeficientëve  qëndron stoik Filip Çakuli dhe Alban Dudushi, që duken më të palëkundurit për largimin nga Top Channel.

Ndoshta të gjitha këto janë  thashetheme, por siç thotë populli, ? ku ka zë nuk është pa gjë?./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga