Connect with Us

“Bomba” e Berishës/ Zbulon pazaret e Ramës me ambasadorët

Aktualitet

“Bomba” e Berishës/ Zbulon pazaret e Ramës me ambasadorët

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot se ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin kanë përjashtuar kreun e opozitës nga konsensusi.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ish-kryeministri është shprehur se ‘dy guvernatorët’, siç i cilëson ai ambasadorët Lu dhe Vlahutin,  hiqnin kufjet kur një gjyqtar dilte kundër propozimeve të qeverisë për drejtësinë.

“Opozita i bëri shërbim të jashtëzakonshëm vendit, duke luftuar për të shpëtuar drejtësinë nga kapja. Që në fillim Edi Rama me dy ‘guvernatorët’ Lu dhe Vllahutin. Edhe Hahn që erdhi për të mbështetur me të gjithë forcën e tij Ramën, lëshoi fjalën se ‘reforma në drejtësi përfundon disaster”.-tha ndër të tjera Berisha.

LEXO EDHE:  Rama publikon shifrat për punësimin/ Qytetari i “përvishet” kryebashkiakut

Po ashtu ai u shpreh se “Rama dhe dy guvernatorët bënë gjithçka që të përjashtojnë opozitën. Kujtoni Vllahutin që thoshte se s’ka nevojë për konsensus. Ata po bënin gjithçka për të futur në sqetull drejtësinë, ne me specialistët më të mirë nga ana tjetër dhe në të gjitha komisionet fituan draftet e ekspertëve tanë.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Publikuar

-

Nga

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen tek politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia. Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë.



Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pompeo “godet” Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Publikuar

-

Nga

Pompeo "godet" Kinën/ Armik më i vështirë sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.

Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.

“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2,” tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.

“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.

Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e koronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.



Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.

LEXO EDHE:  Ermal Mamaqi si kamerdarja e fundit e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Rama vetëm 30 sekonda me Obamën/ 4 minuta me Biden

Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar. Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.

Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.

Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.

“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie,” tha ai.

“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku,” tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Topollaj akuza të forta Ramës dhe Veliajt/ Tensionet te Astiri, dëshmi se Shqipëria po shtypet

LEXO EDHE:  Ermal Mamaqi si kamerdarja e fundit e Edi Ramës

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE