LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i kreut të PD-së së Gramshit/ Reagon Boçi

20 Korrik 2018, 21:42, Aktualitet CNA
Arrestimi i kreut të PD-së së Gramshit/ Reagon Boçi

Policia ka shoqëeuar pak orë më parë në komisariat, kryetarin e PD-së së Gramshit Elmas Harunin.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar në rrjetet sociale deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Sipas tij ky është një arrestim i pastër politik.

Postimi i plotë

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.

Ndërkohë që kriminelët, trafikantët, tutorët nderohen dhe bëjnë ligjin kudo, shqetësimi i policisë së kriminalizuar na qenkan drejtuesit politike të PD, të dy me profesionin e mësuesit.
Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga