LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera Durrës-Kukës dhe zhdukja e 230 milionë eurove/ Basha sërish në Prokurori?

20 Korrik 2018, 06:52, Aktualitet CNA
Afera Durrës-Kukës dhe zhdukja e 230 milionë eurove/ Basha

Mazhoranca qeverisëse është vënë në lëvizje për të zbardhur një herë e mirë skandalin me rrugën Durrës-Kukës.

Kjo rrugë rrënoi ekonominë shqiptare dhe aty pati jashtëzakonisht abuzime.

Skandali më i madh është ai i zhdukjes së 230 milionë eurove dhe për to u akuzua Lulzim Basha.

Por socialistët synojnë që të bëjnë një audit të dytë në këtë rrugë dhe nëse gjenden shkelje kjo do të sjellë një tjetër padi për përgjegjësit.

Gazeta  Sot ka siguruar rezolutën që Parlamenti ka hartuar për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe i ka kërkuar që të nisë një auditim për të gjithë shpenzimet për Rrugën e Kombit. ?KLSH, të kryejë auditimin e procedurës së prokurimit për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë?, thuhet në rezolutën e Kuvendit.

Po ashtu, Parlamenti i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të zbardhë dhe të hedhë dritë mbi mënyrën se si u privatizua ish-Hotel Dajti nga Banka e Shqipërisë. ?Të thellojë dhe përshpejtojë procedurat e auditimit mbi privatizimin e ?Hotel Dajtit? nga Banka e Shqipërisë, për të rritur transparencën e këtij procesi dhe për të forcuar përgjegjshmërinë për zbatimin e ligjit?, thuhet në rezolutë.

 

Lajmet e fundit nga