LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Suprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

19 Korrik 2018, 06:35, Aktualitet CNA
Suprizat e motit/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Territori shqiptar mbetet gjatë gjithë ditës në kushtet e motit të kthjellët përjashtuar Verilindjen dhe zonat Lindore ku pasditja fuqizon vranësirat duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës vijojnë me kthjellime e vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do ketë ekstremi Verilindor i Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.

Era do të fryjë mesatare dhe rrallë-herë e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Lajmet e fundit nga