LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali nën Bashki/ Godina e re e shkollës jepet me qira, miratohet vendimi

19 Korrik 2018, 11:49, Aktualitet CNA
Skandali nën Bashki/ Godina e re e shkollës jepet me qira, miratohet

Këshilli bashkiak i Elbasanit ka miratuar dhënien me qira të një godine shkolle të standardeve bashkëkohore.

Objekti ndodhet në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh në bashkinë e Elbasanit. Këshilli bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e tij të radhës këtë të enjte ka miratuar kërkesën me nr 4820 të protokolluar në 18.07.2018 nga ana e Drejtorisë së Arsimit Parashkollor dhe Edukimit drejtuar Drejtorisë së Aseteve Pronave dhe Strehimit për fillimin e procedurave për dhënie me qira të objektit Shkolla e fshatit Katund i Ri ndodhur në Njësinë Administrative Bradashesh Elbasan.

Sipas Relacionit kjo shkollë është bashkëkohore me tri kate plus papafingo, palestër dhe terrene sportive dhe kaldajë moderne. Ky objekt i përfunduar në vitin 2014 është marrë atëherë në dorëzim nga Komuna Bradashesh që sot është Njësia Administrative Bradashesh pjesë e bashkisë Elbasan.-raporton BW.

Shkolla në fjalë çuditërisht nuk u shfrytëzua asnjë ditë dhe aktualisht kjo justifikohet me faktin se nuk plotësohet numri i nxënësve. Në kushte të tilla Drejtoria e Planifikimit të Ardhurave, Aseteve, Buxhetit dhe Financës (Sektori i Pronave) i ka relatuar këshillit bashkiak të miratojë dhënien me qira të kësaj shkolle pa i ndryshuar destinacionin kundrejt pagesës 75 lekë për m2. Ndërkohë që shumë objekte private janë marrë me qira për shkolla së fundi ndodh që një shkollë moderne jepet me qira. Destinacioni i saj aludohet se është i paracaktuar.

Lajmet e fundit nga