LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr mes qeverisë dhe presidencës/ Meta kërkon pazar me Ramën, fut “mik” Veliajn?

19 Korrik 2018, 07:35, Aktualitet CNA
Sherr mes qeverisë dhe presidencës/ Meta kërkon pazar me

Negociatat me Greqinë kanë shkaktuar përplasje të forta mes Qeverisë dhe Presidencës.

Burime të sigurta pranë Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme bënë me dije se ka shpërthyer një sherr i fortë mes presidentit dhe ministrit Ditmir Bushati.-raprton gazeta Sot.

Presidenca ka kërkuar disa herë informacione nga MEPJ për negociata dhe kjo e fundit i ka dërguar informacione jo të plota, sipas Metës. Ky i fundit ka dalë dhe publikisht. Gazeta ka mësuar se Bushati ditët e fundit ka kërkuar një takim kokë më kokë me Metën në Presidencë për ta sqaruar personalisht dhe të arrinte dakordësinë me kreun e shtetit. Por Meta e ka refuzuar Bushatin. Kreu i shteti ja u ka bërë të qartë vartësve të tij se nuk do të pranojë asnjë takim me ministrin e Jashtëm.

Bushati ka kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit ka vendosur të mbetet jashtë. Për këtë arsye ka hyrë në lojë Erion Veliaj. Dje kryebashkiaku i Tiranës ka pasur një takim me Presidentin Ilir Meta, në kuadër të fushatës sensibilizuese për dhurimin gjakut. Ky takim është përdorur nga kryebashkiaku dhe për të folur për çështjen e detit.

Duke qenë se ai ka miqësi me presidentin, ka hyrë ?mik? nga ana e qeverisë që kreu i shtetit të zgjidhë ngërçin. Një burim i afërt me Veliajn i tha gazetës Sot, se Meta edhe prej tij nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje. Ai ja ka bërë të qartë se me këtë gjë do bisedojë vetëm me kryeministrin Rama dhe askush tjetër nuk do ndërhyjë në vendimin e tij. Kjo lëvizje e Metës tregon dhe një herë përplasjet e tij me qeverinë dhe sidomos me ministrin Bushati. Sinjalet janë se Meta e ka shpallur ?non grata? ministrin e Jashtëm, pasi nuk ka besim te fjalët e tij dhe te raportimet e tij për kufirin detar.

Kërkesa e Presidentit Ilir Meta se do të takohet vetëm me kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit, kanë dhënë sinjale se kreu i shtetit po teton ?pazare me qeverinë?. Që marrëveshja e detit të shkojë në Parlament duhet me patjetër firma e Metës. Nëse ai nuk e pranon, atëherë dhe negociatat vihen në diskutim, por po ashtu marrëdhëniet Shqipëri-Greqi mund të acarohen. Kreu i shteti po e shfrytëzon këtë për të arritur disa marrëveshje me qeverinë, sidomos sa i takon drejtimit të institucioneve.

Lajmet e fundit nga